POSTIMET E FUNDIT

PROMOVOHET NË GJERMANI LIBRI “QYTETI I SHPRESËS” I AUTORIT SHAIP ADEMAJ

Nga Hasan Qyqalla

Offenbach, 01 shkurt 2026 – Në ambientet e Shoqatës Kulturore Shqiptare “Bashkimi Kombëtar” në Offenbach të Gjermanisë, u zhvillua promovimi i librit “Qyteti i Shpresës” (tregime) të autorit Shaip Ademaj. Ky manifestim letrar mblodhi një numër të madh artdashësish, krijuesish dhe veprimtarësh shqiptarë nga e gjithë Gjermania dhe më gjerë, duke e shndërruar sallën në një hapësirë të gjallë kulturore e artistike.

Në fjalët e tyre përshëndetëse dhe vlerësuese për veprën dhe autorin, u paraqitën Sebastian Nujiqi, Hasan Qyqalla, Argjend Hasani, si dhe krijuesi dhe aktori i njohur nga Tirana, Bedri Hoxha, të cilët theksuan mesazhin artistik, dimensionin njerëzor dhe peshën tematike që mbart libri “Qyteti i Shpresës”.

Në përmbyllje të manifestimit, me një fjalë rasti u paraqit edhe vetë autori Shaip Ademaj, i cili falënderoi një për një të pranishmit për pjesëmarrjen, mbështetjen dhe interesimin e treguar ndaj krijimtarisë së tij letrare.

Moderimi i aktivitetit u udhëhoq me profesionalizëm nga z. Rrahman Tahiraj, për përgatitjen teknike u kujdes Bujar Derguti, ndërsa skenari i manifestimit u përgatit nga Gazmend Ademaj.

Promovimi i librit “Qyteti i Shpresës” u dëshmua si një ngjarje me rëndësi në jetën kulturore të mërgatës shqiptare në Gjermani, duke forcuar lidhjet mes letërsisë shqipe, autorëve dhe lexuesve të saj, transmeton helveticALforum.ch

Latest Posts

spot_imgspot_img

MOS I HUMB