0.6 C
Zurich
Thursday, January 22, 2026
spot_img
spot_img

Gjithmonë në zemrat tona – Lavdi Familjes Jashari dhe dëshmorëve të kombit

Duhet ti lexosh

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Sot shënohen 28 vjet nga sulmi i dytë i forcave serbe ndaj familjes Jashari në Prekaz, një datë që mbetet thellë e gdhendur në kujtesën kombëtare si simbol i qëndresës, sakrificës dhe vendimit historik për liri. Edhe pse koha kalon, dhimbja dhe krenaria bashkëjetojnë në zemrat e shqiptarëve kudo që ndodhen.

Çdo herë që valon flamuri kombëtar, aty shohim gjakun e derdhur të dëshmorëve dhe atdhetarëve të kombit. Aty shohim familjen Jashari, shohim Prekazin, shohim vendosmërinë për të mos u nënshtruar. Valo lirshëm o flamur! Lavdi!

Më 22 janar 1998, në orët e hershme të mëngjesit, forcat e policisë serbe u nisën nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë në Skenderaj, rreth 500 metra larg lagjes Jashari, dhe sulmuan Kullën e Jasharëve me armë të rënda dhe të lehta. Atë natë, komandanti legjendar Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, por rezistencën heroike ndaj sulmit e udhëhoqën Shabani dhe Hamza Jashari, së bashku me nipa e mbesa.

Pas disa orësh përleshjesh të ashpra, forcat serbe u detyruan të tërhiqen, duke pësuar humbje për herë të dytë përballë vendosmërisë së një familjeje që kishte zgjedhur lirinë mbi frikën. Ky sulm erdhi gjashtë vjet pas sulmit të parë të 30 dhjetorit 1991 dhe shënoi një kthesë të rëndësishme në historinë e rezistencës shqiptare në Kosovë. Familja Jashari, përballë rrezikut të vazhdueshëm dhe dhunës së organizuar shtetërore serbe, mori një vendim historik: të mos largohej nga shtëpia dhe trualli i vet.

Ky qëndrim u shndërrua në një mesazh të fuqishëm për mbarë popullin shqiptar – se liria fitohet me sakrificë dhe se toka nuk braktiset. Vetëm një muaj e gjysmë më vonë, më 5, 6 dhe 7 mars 1998, ndodhi sulmi i tretë dhe më fatal në Prekaz. Mijëra policë dhe ushtarë serbë rrethuan zonën dhe vranë 20 anëtarë të familjes së Shaban Jasharit, përfshirë komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jasharin. Në total, gjatë atyre ditëve tragjike, u vranë 59 persona, duke e kthyer Prekazin në altar të lirisë. Familja Jashari nuk është vetëm histori – ajo është themeli moral i lirisë së Kosovës. Gjithmonë në zemrat tona. Lavdi dëshmorëve të kombit! / HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme