Historiani shqiptar Spartak Ngjela ka publikuar një shkrim me tone polemike mbi origjinën historike të popujve në Ballkan, ku thekson autoktoninë e shqiptarëve dhe rolin e arvanitasve në formimin e shtetit grek. Ai pohon se gjuha shqipe është ndër më të lashtat në Evropë dhe se identiteti shqiptar nuk është mposhtur në asnjë periudhë historike.
Ngjela kritikon Serbinë dhe Greqinë për, siç shprehet ai, shtypjen historike të shqiptarisë dhe e lidh pavarësinë e Kosovës me një kthesë historike, duke përmendur edhe Çamërinë si çështje që, sipas tij, mbetet aktuale.
Shkrimi i Ngjelës:
Grekët kanë ardhur nga Anadolli në Greqi në shekullin e VIII, aty gjetën shqiptarët që quheshin arbanë ose arbanitas; me lagjen e tyre kryesote në Athinë poshtë Aktopolit, që quhej e që quhet ende sot Plaka.
Prandaj sot…
Kot po lodhen këta injorantë shekullorë, sepse shqiptatët dhe gjuhën shqipe nuk e ka mposhtur dot askush në historinë tonë: Iliri- Arbëri – Shqipëri – Dardani (Kosovë)
Dhe mbajeni mend: Edhe Greqia arvanitase ka qenë, është e do të jetë, se edhe ata i ka mbajtur dhe mbrujtur në histori formimi shqiptar që nga Teuta e Madhe e deri sot.
Autoktonë në Greqi janë arvanitasit, kryesorët në formimin e Eladhës, të cilët edhe sot jetojnë në lagjen Plaka në Athinë, të tjetër janë të ardhur shumë vonë, dhe kuptohet se nuk janë racë e bardhë, sepse këta i ka sjellë nga Mesdheu mbreti i parë i Greqisë së pavarur: gernani Otto, sepse ashtu quhej ai.
Askush nuk e ka mposhtur dhe nuk e mposht dot shqiptarinë, sepse tani është e provuar në Oxford e në Kembrige, edhe në Harvard që, gjuha shqipe, është gjuha e parë e Evropës.
Dhe këtu mbaron çdo diskutim, por ne shqiptarët e Shqipërisë kemi vuajtur nga makinacionet shekullore të Serbisë dhe të Greqisë, sepse të dy këta shtete janë ngritur mbi shtypjen barbare të shqiptarisë, e cila ka qenë autoktone në trojete veta.
Por koha erdhi te historia reale në vitin 2008 me pavarësinë e Kosovës. Kurse koha sot po thërret sërish për Çamërinë. Dhe thirrja e kohës gjithmonë ka krijuar histori të re për popullin, të cilit ajo i është drejtuar.
Prisni dhe shikoni…/BSot




