4.1 C
Zurich
Wednesday, January 21, 2026
spot_img
spot_img

Pas 12 vitesh largohet nga Barcelona

Duhet ti lexosh

Mark Andre ter Shtegen është zyrtarisht porieri i Gironës duke i dhënë fund qëndrimit 12-vjeçar te Barcelona. Ky transferim i jep fund situatës midis klubit blaugrana dhe lojtarit, e cila u përkeqësua verën e kaluar, pasi klubi nënshkroi Joan Garsian.

“Sot është dita ime e fundit e këtij sezoni me shokët e ekipit dhe stafin e trajnerëve të Barcelonës, ​​dhe sinqerisht kam ndjenja të përziera.

Tani për tani, më vijnë në mendje shumë kujtime dhe emocione. Për gati 12 vjet, ky klub, dhe veçanërisht kjo dhomë zhveshjeje, ka qenë shtëpia ime. Një vend ku jam rritur si lojtar dhe si person, dhe ku kam jetuar momente të paharrueshme.

Ndihem thellësisht mirënjohës dhe krenar. E dua këtë klub, këtë qytet dhe këtë vend. Mbaj brenda meje një ndjenjë që nuk do të zbehet kurrë. Mbështetja juaj gjatë gjithë këtyre viteve ka qenë e pabesueshme, faleminderit nga thellësia e zemrës sime.

Dhomës së zhveshjes: faleminderit për kaq shumë vite të ndara, për jetën e përditshme së bashku, të qeshurat, betejat dhe respektin. Ju mbaj me vete.
Kam pasur nderin e madh të mbaj shiritin e kapitenit, diçka që do ta mbaj me vete përgjithmonë.

Tani udhëtimi im vazhdon në Katalonjë, dhe mezi pres atë që do të vijë. Të uroj gjithë të mirat për pjesën tjetër të sezonit dhe shpresoj të të shoh duke ngritur shumë trofe të tjerë. Pak çaste më parë, klubi i La Ligas ka postuar një video në rrjetet sociale ku shihet portieri gjerman duke u takuar me pjesën tjetër të ekipit të ri, ai iu është bashkuar menjëherë në stërvitje:, ka shkruar Shtegen, transmton oranews.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme