0.7 C
Zurich
Tuesday, January 20, 2026
spot_img
spot_img

Rama: Harta e vitit 1455 e Bartolomeo Paretos i shtohet Muzeut Kombëtar ”Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë

Duhet ti lexosh

Muzeu Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë është pasuruar me një objekt me vlerë të jashtëzakonshme kombëtare dhe europiane: hartën origjinale të vitit 1455, të hartografit Bartolomeo Pareto, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV. Lajmi është dhënë nga kryeministri Edi Rama, i cili theksoi rëndësinë historike dhe simbolike të kësaj harte. Dokumenti unik vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar ndikimin dhe peshën që figura e heroit kombëtar shqiptar kishte në oborret mbretërore të Europës dhe në botën e krishterë të kohës.

”Muzeut Kombëtar “Gjergj Kastrioti Skënderbeu” në Krujë i është shtuar një tjetër pasuri me vlerë kombëtare dhe europiane: harta origjinale e Bartolomeo Paretos, e vitit 1455, një nga dëshmitë më të rralla të hartografisë europiane të shekullit XV, e cila e vendos emrin e Skënderbeut si toponim në qendër të Ballkanit, duke dëshmuar se figura e tij kishte një rëndësi të madhe në oborret mbretërore të Europës dhe të botës së krishterë”,-shkruan Rama, transmeton kjone.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme