BallinaDiasporaEnver Hoxhaj në Davos, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

Enver Hoxhaj në Davos, po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror

-

Enver Hoxhaj ka njoftuar se ka mbërritur në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, një nga ngjarjet më të rëndësishme globale që mbledh liderë shtetërorë.

Përmes një postimi në Facebook, të shoqëruar me video nga Davosi, Hoxhaj ka theksuar se po merr pjesë në diskutime të nivelit të lartë që kanë në fokus zhvillimet ekonomike, politike dhe sfidat globale që formësojnë të ardhmen.

“Sapo arrita në Davos, Zvicër  Po marr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, mes liderëve botërorë dhe diskutimeve që formësojnë të ardhmen.”, ka shkruar Hoxhaj.

Forumi Ekonomik Botëror në Davos shërben si platformë kyçe për dialog ndërkombëtar mbi sigurinë, ekonominë globale, teknologjinë dhe zhvillimin e qëndrueshëm, duke ofruar mundësi për shkëmbim pikëpamjesh dhe ndërtim bashkëpunimi mes aktorëve kryesorë botërorë. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...