BallinaDiasporaZnj. Shukrije Ramadani: Kultura që bashkon rrënjët dhe diasporën shqiptare

Znj. Shukrije Ramadani: Kultura që bashkon rrënjët dhe diasporën shqiptare

-

Me këto fjalë e përshkroi znj. Shukrije Ramadani, Zëvendësambasadore e Republikës së Kosovës në Zvicër, promovimin e dy veprave letrare. Zonja Ramadani e nderoi këtë ngjarje me praninë e saj dhe tha fjalët më të mira të mundshme para të pranishmëve në promovimin e mbajtur në natën e 17 janarit në Langenthal.

Promovim i veçantë i dy veprave letrare: “Udhëtimi drejt rrënjëve” dhe “Dritë, hijet e një rrugëtimi diplomatik – Ambasador Rexhep Demiri”, nga autorët, Dashnim Hebibi dhe Florim Useini.

– Ky promovim ishte dhurata më e bukur dhe më emocionuese që mund t’i bëhej jo vetëm komunitetit tonë,por edhe ambasadorit te merituar për angazhimin e tijë Rexhep Demiri. Falë përkushtimit të autorëve, bibliotekat u pasuruan me dy tituj të çmuar, plot dije dhe vlera kulturore, që nxisin dashurinë për atdheun dhe ndërgjegjësimin për rrënjët tona.

Pjesëmarrja e jashtëzakonshme nga të gjitha hapësirat shqiptare dëshmoi se kultura na bashkon. Në këtë rast, Ambasadorit Rexhep Demiri iu dha Çmimi “Ikona e Diasporës”, si njohje për angazhimin e tij të palodhur dhe frymëzues.

Ngjarja solli një mesazh të qartë:” trimi i mirë ,me shokë shum” dhe se me bashkëpunim te duhur, arrihen vlerat e mëdha.

Çdo pjesëmarrës u largua me një ndjenjë krenarie, shprese dhe motivimi për të mbrojtur dhe zhvilluar trashëgiminë tonë kulturore, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...