Nga Beqir SINA, New York
Gjenerali Jashari është njoftuar nga afër me aktivitetet e kësaj baze ushtarake dhe mënyrën e trajnimit të personelit të aviacionit.
Në përfundim, Jashari e ka vlerësuar lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e ka falënderuar stafin e bazës së aviacionit për gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në në të ardhmen.
Njoftimi i plotë:
Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës në SHBA
Në margjinat e vizitës zyrtare në shtetin e Ajovës, Komandanti i FSK-së vizitoi bazën e aviacionit të Gardës Kombëtare të Ajovës, e cila vlerësohet si një nga njësitë kyçe të saj.
Me këtë rast, Gjeneral Jashari pati mundësi të shohë nga afër aftësitë dhe kapacitetet e kësaj baze, duke përfshirë helikopterët e modelit Black Hawk, të cilët i ka në dispozicion GKA. Gjithashtu, stafi i kësaj njësie e njoftoi KOMFSK-në dhe delegacionin e tij lidhur me procedurat e trajnimit të personelit të aviacionit, mirëmbajtjen e helikopterëve, infrastrukturën përcjellëse dhe inspektimet e nevojshme për helikopterët në fjalë.
Gjatë vizitës, Gjeneral Jashari dhe Gjeneral Osborn u pajtuan për krijimin e grupeve punuese të përbashkëta për planifikimin e ngritjes së këtij kapaciteti në kuadër të FSK-së, duke përfshirë trajnimin, operimin, mirëmbajtjen dhe infrastrukturën adekuate.
Në përfundim, GLT Jashari e vlerësoi lart profesionalizmin e kësaj njësie, si dhe e falënderoi stafin e bazës së aviacionit për gatishmërinë e tyre për të ofruar mbështetjen e nevojshme për FSK-në në lidhje me helikopterët Black Hawk, si kapacitet shumë i nevojshëm për FSK-në në të ardhmen.
Iowa National Guard – Adjutant General of Iowa
Me rastin e vizitës zyrtare në Ajova të SHBA-së, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari mori pjesë në raportimin vjetor të Gjeneral Majorit Osborn para senatorëve dhe kongresmenëve të shtetit të Ajovës.
Në këtë rast, Gjeneral Jashari pati rastin të takojë Guvernatoren e shtetit të Ajovës, si dhe kongresmenët dhe senatorët e shtetit të Ajovës, të cilët i falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme dhe të pakursyer të SHBA-së për Republikën e Kosovës.
Me rastin e fjalimit vjetor të Gjeneralit Osborn, GLT Jashari u prit me nderime të larta nga senatorët dhe kongresmenët në legjislativin e Ajovës.
Ky aktivitet shënon përfundimin e suksesshëm të vizitës zyrtare të Komandantit të FSK-së në Ajova, duke dëshmuar edhe një herë marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe Gardës Kombëtare të Ajovës./BS




