Nga Zize Liza PEPSHI, Zvicër
Nën tingujt e një “kitare të ç‘akurduar“
Sonte mallëngjyeshëm të kërkova
Nuk e di shpirt ku m’je strehuar
Eja zemrës dhembjen lehtësoja.
Atje ku rri ti thonë se është acar
Dhe unë këtu po piçem dhe etem
Ma fal syrin buzët m’i fal
Se pa ty po digjëm e tretëm.
Pas cilit yll n’Gjithësi je fshehur
Cila është udha që ti ke marrë
Sa vjetdritë larg je tretur
Më trego shpirt ma heq këtë zjarr…




