BallinaAtdheuKryetarja e Preshevës Takon Ambasadorin e OSBE-së, z. Jan Braathu

Kryetarja e Preshevës Takon Ambasadorin e OSBE-së, z. Jan Braathu

-

helveticAL mëson, se e para e Preshevës, zonja, Ardita Sinani, ka takuar Ambasadorin e OSBE-së, z. Jan Braathu. Ajo ndër të tjera në profilin e saj në FB shkruan:

“Vizita e Ambasadorit të OSBE-së, z. Jan Braathu, ishte një mundësi e veçantë për të diskutuar çështjet që prekin thellë komunitetin shqiptar në Luginën e Preshevës.

Mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm të Ambasadorit Braathu në mbështetje të të drejtave tona, si dhe për përkushtimin e tij në nxitjen e zgjidhjeve për sfidat që na prekin.

Gjatë bisedës, adresuam një sërë temash kyçe si pasivizimi i adresave, një praktikë që ka ndikim të drejtpërdrejtë mbi jetën e qytetarëve tanë, mospranimin e diplomave nga Republika e Kosovës dhe shërbimin e detyrueshëm ushtarak.

Po ashtu, trajtuam çështjen e mungesës së përfaqësimit të shqiptarëve në institucionet publike të rëndësishme si policia, gjyqësia dhe qendra shëndetësore e Preshevës, një shqetësim ky që ndikon në sigurinë dhe shërbimet e domosdoshme për qytetarët tanë.

Në këtë kontekst, këshilltari ynë për arsim, z. Muhamet Mustafa, theksoi mungesën e licencimit të mësimdhënësve shqiptarë, e cila mbetet një pengesë serioze për zhvillimin e arsimit në gjuhën shqipe.

Ambasadori Braathu na informoi mbi përpjekjet e tij për t’i adresuar këto probleme dhe për të nxitur dialogun me autoritetet serbe.

Megjithatë, premtoi se do të vazhdojë angazhimin e tij për të afirmuar pozitën tonë dhe për të diskutuar këto tema në takimet e tij të ardhshme, përfshirë edhe takimin e planifikuar me Presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq.

Falenderojmë Ambasadorin Braathu për përkushtimin e tij dhe për mbështetjen e vazhdueshme ndaj çështjeve të shqiptarëve në Luginën e Preshevës.

Ky bashkëpunim na jep shpresë se me punë dhe angazhim të përbashkët do të mund të përmirësojmë kushtet dhe të drejtat tona“.

 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nxënësit e shkollës “Eqrem Çabej” përfaqësojnë Kosovën në Gjermani

0
Nxënësit që po përfaqësojnë Kosovën në Gjermani kanë zhvilluar një ditë të parë të pasur me aktivitete, duke dëshmuar përgatitjen dhe aftësitë e tyre...