9.5 C
Zurich
Thursday, January 15, 2026
spot_img
spot_img

Zvicra shtrëngon rregullat për powerbankat në avionët e Swiss dhe Edelweiss

Duhet ti lexosh

Swiss dhe Edelweiss, në bashkëpunim me Lufthansa Group, po zbatojnë rregulla të reja për marrjen dhe përdorimin e powerbankave në bord, të cilat hyjnë në fuqi më 15 janar. Sipas rregullave të reja, ndalohet karikimi i pajisjeve elektronike me powerbank gjatë fluturimit, si dhe karikimi i vetë powerbankave përmes energjisë elektrike të avionit, transmeton 20min.ch. Çdo pasagjer lejohet të mbajë maksimalisht dy powerbanka. Ato nuk duhet të vendosen në ndarjet e bagazheve mbi sedilje, por duhet të mbahen në trup, në xhepin e sediljes ose nën sediljen përpara.

Powerbankat në bagazhin e regjistruar mbeten të ndaluara. Kapaciteti maksimal i lejuar i baterisë është 100 vat-orë (Wh). Pajisjet me kapacitet nga 100 deri në 160 Wh lejohen vetëm me autorizim paraprak të kompanisë ajrore. Përdorimi i powerbankave për pajisje mjekësore thelbësore vazhdon të lejohet. Sipas Swiss dhe Edelweiss, këto masa synojnë rritjen e sigurisë në bord, pasi bateritë me litium paraqesin rrezik potencial zjarri në rast defekti. Rregullat e reja bazohen në rekomandimet e autoriteteve ndërkombëtare të aviacionit si EASA, FAA, IATA dhe ICAO, dhe vlejnë gjithashtu edhe për pajisje të tjera elektronike, përfshirë cigaret elektronike.

Pikat kryesore të rregullave:

  • Maksimumi dy powerbanka për person
  • Ndalohet karikimi i pajisjeve me powerbank gjatë fluturimit
  • Ndalohet karikimi i powerbankave nga energjia e avionit
  • Lejohet përdorimi për pajisje mjekësore të domosdoshme
  • Nuk lejohen në ndarjet mbi sedilje; vetëm nën sedilje, në xhepin e sediljes ose në trup
  • Kapacitet maksimal: 100 Wh
  • 100–160 Wh vetëm me leje të kompanisë ajrore
  • Rregullat vlejnë edhe për cigaret elektronike, transmeton 20min.ch, përgatiti helveticALforum.ch

(Foto ilustrim)

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme