0.2 C
Zurich
Wednesday, January 14, 2026
spot_img
spot_img

Dashnim Hebibi, Zëri Shqiptar i Paqes dhe Kulturës, Vlerësohet nga Revista Ndërkombëtare “Golden Story Magazine“

Duhet ti lexosh

Nga Dahest LUMA, Milano

Ambasadorja e kulturës shqiptare në diasporë, zonja Angela Kosta, e cila jeton dhe vepron prej vitesh në Itali, vijon të dëshmojë se misioni kulturor nuk njeh kufij dhe se suksesi ka kuptim të plotë vetëm kur ndahet me të tjerët. Me shpirtin e saj fisnik dhe vizionin e gjerë kulturor, ajo ka njoftuar publikisht një tjetër arritje të rëndësishme të PhD Dashnim Hebibit, një emër i njohur i gazetarisë dhe kulturës shqiptare në arenën ndërkombëtare.

Dr. Dashnim Hebibi, gazetari me mbi 30 vite përvojë profesionale, Ambasador i Paqes dhe njëkohësisht President i Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore, me seli në Cyrih të Zvicrës nga Lugina e Preshevës është vlerësuar së fundmi edhe nga një revistë prestigjioze ndërkombëtare.

Krijimtaria dhe angazhimi i tij shumëvjeçar në shërbim të fjalës së lirë, paqes dhe vlerave universale kanë gjetur jehonë të gjerë edhe jashtë hapësirës evropiane. Siç mëson portali helveticALforum.ch, revista “GOLDEN STORY MAGAZINE” nga Republika Arabe e Egjiptit, e drejtuar nga botuesi Mitwali Basa, i ka akorduar z. Hebibi një Certifikatë Mirënjohjeje të Veçantë, duke vlerësuar kontributin e tij të çmuar në pasurimin e letërsisë dhe kulturës, si dhe aktivitetin e tij të vazhdueshëm e efektiv në përhapjen e krijimtarisë me mesazhe të fuqishme njerëzore. 

Në motivacionin zyrtar të certifikatës theksohet se kjo mirënjohje jepet për përpjekjet e pandërprera të Dr. Hebibit në nxitjen e vlerave të njerëzimit, bashkëpunimit dhe vëllazërisë mes popujve, si dhe për rolin e tij të rëndësishëm në përhapjen e paqes dhe mirëkuptimit në shoqëri. Krijimtaria e tij vlerësohet si një urë lidhëse mes kulturave dhe një thirrje e fuqishme për konsolidimin e vlerave universale.

Z.Hebibi për këtë çmim ndër të tjera për helveticALforum.ch tha:

“Me mirënjohje të thellë pranoj vlerësimin Personalitet i Vitit 2025 nga Revista Golden Story e Republikës Arabe të Egjiptit, si një dëshmi kuptimplote e rrugëtimit tim në shërbim të fjalës, kulturës dhe krijimtarisë. Falënderim i veçantë shkon për redaksinë e revistës dhe për znj.Angela Kostën, për mbështetjen dhe dritën e lajmit të mirë”.

Roli i Angela Kostës në këtë proces është i veçantë dhe domethënës. E njohur si një poete shpirtbardhë, me ndjeshmëri të thellë artistike dhe humane, ajo nuk e sheh suksesin si pronë personale, por si një mundësi për të ndriçuar rrugën edhe për të tjerët. Larg egoizmit, ajo di të ndajë arritjet dhe të promovojë figura që i shërbejnë kulturës, paqes dhe imazhit të shqiptarëve në botë. Ky rast është një tjetër dëshmi se kur personalitete me vlera bashkëpunojnë, kultura shqiptare jo vetëm përfaqësohet me dinjitet në diasporë, por edhe vlerësohet e respektohet në skenën ndërkombëtare. Vlerësimi i Dr. Dashnim Hebibit nga “Golden Story Magazine” është një nder jo vetëm për të personalisht, por edhe për gazetarinë, letërsinë dhe kulturën shqiptare në tërësi.

Mirënjohja e dhënë Dr. Dashnim Hebibit nga “Golden Story Magazine” përfaqëson një vlerësim të merituar për një veprimtari të gjatë dhe të palodhur në shërbim të kulturës, gazetarisë dhe paqes. Ky çmim konfirmon se angazhimi serioz intelektual dhe krijimtaria me mesazhe universale kanë ndikim real në forcimin e vlerave njerëzore dhe në afrimin e shoqërive. Njëkohësisht, ky vlerësim shërben si motivim për brezat e rinj të krijuesve dhe intelektualëve shqiptarë, duke dëshmuar se puna me integritet dhe përkushtim vlerësohet edhe në skenën ndërkombëtare. Dr. Dashnim Hebibi mbetet kështu një shembull domethënës i rolit që fjala, kultura dhe dialogu mund të luajnë në ndërtimin e një bote më të drejtë dhe më paqësore.

HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme