BallinaArsimiMinistria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi

Ministria e Bujqësisë dhe UBT nënshkruajnë marrëveshje të re bashkëpunimi

-

Më shumë mundësi për studentët dhe ekspertizë shkencore në mbështetje të bujqësisë shqiptare

Tiranë – Ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Andis Salla, dhe Rektori i Universitetit Bujqësor të Tiranës, Prof. Sallaku, kanë nënshkruar marrëveshjen e re të bashkëpunimit ndërmjet Ministrisë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Marrëveshja synon të forcojë lidhjen ndërmjet arsimit universitar dhe tregut të punës, duke krijuar më shumë mundësi për studentët dhe duke vënë ekspertizën akademike e shkencore në funksion të zhvillimit të sektorit bujqësor.

Gjatë ceremonisë së nënshkrimit, ministri Salla theksoi rëndësinë e investimit te të rinjtë dhe te zhvillimi i dijes si një faktor i rëndësishëm për të ardhmen e bujqësisë shqiptare.

“Të investosh te të rinjtë dhe te dija do të thotë të investosh drejtpërdrejt në të ardhmen e bujqësisë shqiptare”, u shpreh ministri Salla.

Në kuadër të marrëveshjes, studentët e UBT-së do të kenë mundësi të zhvillojnë praktika profesionale, të orientohen drejt tregut të punës dhe të informohen për vendet vakante në Ministrinë e Bujqësisë dhe institucionet e saj të varësisë.

Studentët do të mund të aplikojnë për këto mundësi në përputhje me profilet e tyre profesionale, mbi bazën e meritës dhe përmes konkurrimit të hapur.

“Kjo marrëveshje forcon lidhjen mes universitetit dhe tregut të punës, përmes praktikave profesionale, orientimit të studentëve dhe informimit të tyre për vendet vakante në Ministri dhe institucionet e varësisë”, theksoi Salla.

Ekspertiza akademike në shërbim të bujqësisë

Bashkëpunimi mes Ministrisë dhe Universitetit Bujqësor të Tiranës nuk do të kufizohet vetëm te studentët, por do të shtrihet edhe në fushën akademike dhe shkencore.

Nëpërmjet kësaj marrëveshjeje, ekspertiza e profesorëve dhe kërkuesve shkencorë të UBT-së do të mund të angazhohet më gjerësisht në çështje që lidhen me zhvillimin e sektorit bujqësor.

Fushat e bashkëpunimit përfshijnë bujqësinë, veterinarinë, sigurinë ushqimore, ekonominë bujqësore, bioteknologjinë, akuakulturën, si dhe administrimin dhe menaxhimin e ujit dhe tokës.

Ky bashkëpunim synon që njohuritë dhe kërkimi shkencor i universitetit të lidhen më drejtpërdrejt me nevojat dhe sfidat konkrete të sektorit bujqësor.

“Po ndërtojmë një marrëdhënie ku studentët fitojnë eksperiencë dhe mundësi, Universiteti sjell dijen dhe ekspertizën, ndërsa Ministria krijon urën që i lidh ato me nevojat reale të sektorit”, deklaroi ministri Salla.

Marrëveshja e re synon kështu të krijojë një bashkëpunim më të ngushtë mes institucioneve akademike dhe atyre publike, duke i dhënë studentëve më shumë mundësi për përvojë profesionale dhe duke afruar ekspertizën shkencore me politikat dhe nevojat e bujqësisë shqiptare, transmeton rtsh.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Përkujtohet trevjetori i rënies në detyrë të Heroit Afrim Bunjaku

0
Prishtinë – Në Kosovë po zhvillohen sot një sërë aktivitetesh për shënimin e trevjetorit të rënies në krye të detyrës të Heroit të Kosovës, Afrim Bunjaku, i cili u vra gjatë sulmit të armatosur...