BallinaDiasporaTAKIM I VEÇANTË NË AMBASADËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË...

TAKIM I VEÇANTË NË AMBASADËN E REPUBLIKËS SË MAQEDONISË SË VERIUT NË BERN

-

Përgatiti Dashnim HEBIBI

Bernë, 24 shtator 2026 – Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër, Rexhep Demiri, ka pritur sot në ambientet e Ambasadës në Bern Konsullin e Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha. Pas takimit, ambasadori Demiri e cilësoi bashkëpunimin me z. Berisha si të shkëlqyer, të sinqertë dhe institucional, duke theksuar se gjatë viteve të fundit të dy kanë qenë shpesh së bashku në aktivitete dhe iniciativa të ndryshme në Zvicër. Takimi u fokusua në çështje me interes për qytetarët e të dyja vendeve në Zvicër, sfidat e përbashkëta, si dhe mundësitë për forcimin e mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet dy përfaqësive diplomatike. Demiri dhe Berisha janë bërë një shembull i bashkëpunimit të afërt institucional dhe i komunikimit të vazhdueshëm me komunitetet shqiptare në diasporë. Pjesëmarrja e tyre e përbashkët në shumë aktivitete kulturore, shoqërore dhe institucionale në Zvicër ka krijuar një marrëdhënie të veçantë mes tyre.

“Dy shtete, dy përfaqësi, por një frymë e përbashkët bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve tanë”, shkroi ambasadori Rexhep Demiri pas takimit.

Kështu e përshkruan takimin Shkëlqesia e Tij Rexhep Demiri:

Sot pata kënaqësinë dhe nderin që, për herë të parë në cilësinë e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, të pres në ambientet e Ambasadës së Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, z. Vigan Berisha.

Me z. Berisha kemi ndërtuar gjatë këtyre tre viteve një bashkëpunim të shkëlqyer, të sinqertë dhe institucional, të dëshmuar në shumë aktivitete dhe iniciativa të përbashkëta. Në pothuajse çdo aktivitet të rëndësishëm ku kemi qenë të pranishëm, kemi qenë së bashku, duke dëshmuar se bashkëpunimi ndërmjet përfaqësive tona është jo vetëm i rëndësishëm, por edhe i natyrshëm.

Gjatë takimit të sotëm diskutuam për sfidat e përbashkëta, çështjet me interes për qytetarët tanë në Zvicër, si dhe për mundësitë e forcimit të mëtejshëm të bashkëpunimit ndërmjet perfaqesive tona.

Besoj fuqishëm se bashkëpunimi, komunikimi dhe respekti i ndërsjellë janë ura që na afrojnë edhe më shumë dhe krijojnë mundësi të reja për t’u shërbyer qytetarëve tanë dhe për të forcuar marrëdhëniet ndërmjet Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës.

Dy shtete, dy përfaqësi, por një frymë e përbashkët bashkëpunimi në shërbim të qytetarëve tanë.

Mirë se vini gjithmonë në Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bern, z. Vigan Berisha!

Ambasadori i Republikës së Maqedonisë së Veriut në Zvicër

Rexhep Demiri

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Në Cyrih organizohet Akademi Përkujtimore për dëshmorët Gursel dhe Bajram Sylejmani

0
Zürich, 24 shtator 2026 – Nën patronatin e Konsullit të Përgjithshëm të Republikës së Kosovës në Cyrih, z. Vigan Berisha, më 28 shtator 2026 do...