BallinaDiasporaVigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Kosovës, forcon bashkëpunimin diplomatik me...

Vigan Berisha, Shef i Misionit Konsullor të Kosovës, forcon bashkëpunimin diplomatik me Maltën në Cyrih

-

Zürich, 12 janar 2026 – Shefi i Misionit Konsullor të Republikës së Kosovës në Cyrih, Vigan Berisha, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm diplomatik.

Burime të Helvetical Forum bëjnë të ditur se Berisha është takuar me Vincent de Vilmorin-Metternich, Konsull Nderi i Republikës së Maltës në Cyrih. Takimi u zhvillua në një frymë miqësore dhe konstruktive, duke reflektuar marrëdhëniet e mira dhe interesin e ndërsjellë për bashkëpunim.

Duke folur për këtë takim, Berisha e ka përshkruar atë me këto fjalë:
“Është kënaqësi e veçantë të takojmë mikun tim, Vincent de Vilmorin-Metternich, Konsull Nderi i Republikës së Maltës në Cyrih, dhe të shkëmbejmë mendime për bashkëpunim dhe për forcimin e marrëdhënieve të mira mes vendeve tona.”

Takime të tilla vlerësohen si të rëndësishme për avancimin e diplomacisë së Kosovës dhe për ndërtimin e urave të bashkëpunimit me përfaqësues diplomatikë të vendeve të tjera në Zvicër, transmeton helveticALforum.ch

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Më shumë nota dhe teste nuk garantojnë nxënës më të mirë...

0
ZUG – Sistemi shkollor zviceran po përballet me një debat të ri mbi mënyrën se si duhet të maten dhe përmirësohen rezultatet e nxënësve....