-0.5 C
Zurich
Sunday, January 11, 2026
spot_img
spot_img

Lahutarja e parë grua në Shqipëri, Lumturie Nonaj

Duhet ti lexosh

Lumturie Nonaj, lahutarja e parë grua në qarkun e Lezhës dhe e vetmnja në Shqipëri ka treguar se si ka nisur të luajë me instrumentin që më shumë njihet si instrumenti muzikor i burrave.

Në rrëfimin e saj për emisionin “Në Kohë Reale” në RTSH1, Nonaj tregoi se nisi dashuria e saj për lahutën.

Në moshën 5 vjeçare fillova të mësoja çiftelinë dhe mësova çiftelinë. Pastaj me dajren dhe më vonë në moshën 12 vjeçare mora në dorë lahutën për herë të parë. Aty ishte një mrekulli, sepse po dëgjoja te axha që më mbante në prehër kur i binte lahutës dhe thoshte; kësaj duhet me i rënë, të bëhesh trashëgimtarja ime sepse kjo është vegla më e lashtë, më shekullore që ekziston në botë dhe mbretëresha e të gjithë instrumenteve”, tha Nonaj.

Ajo vuri në dukje se në një bisedë që muzikanti dhe kompozitori i njohur Tish Daija ka pasur me familjen e saj, Nonaj tha se ai kishte sugjeruar që edhe ajo të rreshtohej krah lahutarëve të tjerë burra.

Kisha shumë dëshirë të kisha lahutën në çdo moment dhe fillova e përvetësova. Në vitin 2004 u vendosa përkrah me lahutarët dhe me ndihmën e axhës, Gjet Nonaj, dashuria edhe e babait, edhe e vëllezërve që janë të gjitha lahutarë, jam shumë e kënaqur që jam lahutare. Duke biseduar me të madhin Tish Dajia, tha që në familjen Nonaj të ketë jo vetëm lahutarë që ishin 6 po të ketë vajzë apo grua në shtëpinë e familjes Nonaj, lahutare. Dhe unë u bëra lahutare për të konkurruar me raspodët”, theksoi më tej Nonaj, transmeton rtsh.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme