1.2 C
Zurich
Saturday, January 10, 2026
spot_img
spot_img

Eric Adams: Një fund mandati mes skandaleve dhe “dashurisë” së zjarrtë shqiptare

Duhet ti lexosh

Nga Beqir SINA, SHBA

Analistët amerikanë e kanë quajtur “turneun e lamtumirës” fundin e mandatit të Eric Adams si kryebashkiak i Nju Jorkut, në Tiranë, Tashkent dhe Jeruzalem. 

Nga pritja në Kryeministri në Tiranë, fluturimet me helikopter qeveritar në bregdetin e Vlorës, vizita në Tashkent të Uzbekistanit, deri te “Muri i Vajtimeve” në Jeruzalem këto udhëtime shënojnë një përfundim dramatik. 

Ndërkohë, që tani Adams largohet pas katër vitesh, Nju Jorku pyet: Çfarë la pas? Një mandat të trazuar, një urë drejt Ballkanit dhe një pyetje të madhe: A ia vlen “dashuria” kur hijet e dyshimeve nuk zhduken, derisa të flasë drejtësia?

Ekspertët politikë që kanë shkruar biografitë e kryetarëve të Bashkisë së Nju Jorkut e portretizojnë Adams si një figurë mes dritës dhe hijes. Ai është kryebashkiaku i kapur nga skandale federale, ryshfete dhe korrupsion, që përfundon mandatin me vetëm 20% miratim nga banorët. 

Por, me shqiptarët në Nju Jork, emri i tij ndizet. Ai shihet si një “mik” më i ngrohtë se çdo kryetar tjetër, madje më shumë se disa presidentë apo politikanë të lartë amerikanë. 

Miqësia e tij u promovua si urë drejt Ballkanit, ndoshta si bazë për të ardhmen e tij, sipas komentatorëve në Nju Jork.

Spekulimet në rrjete sociale thonë se pas janarit 2026, Adams mund të ketë zyrë në Departamentin e Shtetit apo në ndonjë biznes ndërkombëtar në Nju Jork ose Uashington. 

Shtypi amerikan madje flet për premtime nga Trump për ta bërë ambasador ose drejtor në diplomaci. 

Por mandati i tij dramatik ra më thellë se çdo kryetar tjetër në historinë e bashkisë, duke u përmbyllur me udhëtime të fshehta në Tiranë, Tashkent dhe Izrael.

Historia e Nju Jorkut, nga Tammany Hall te skandalet e sotme, na mëson: Besimi fitohet me veprime, jo me hije dyshimesh. 

Daily News raportoi për dy udhëtime të dyshimta njëri pas tjetrit në Tiranë dhe Tashkent, plus një në Izrael. The New York Times në një editorial pyeti: Kjo “dashuri” nuk lind në vakum; lidhet me nevoja. Adams kërkon rol global – ambasador? Urë mes Amerikës dhe Ballkanit? Gazeta paralajmëronte “stuhi hetimesh”. 

Disa analistë e quajnë “metaforë të hidhur” në lidhjen me shqiptarët, ndërtuar mbi mirënjohje personale përmes individëve afër Ramës në Nju Jork.

Kurse shqiptarë në komentet e tyre shkruajnë : “Faleminderit!” për mbështetjen dhe shqiponjën me dy duar. Por linja ajrore dhe Gjiri i Vlorës janë investime private, pa lidhje me ju Adams dhe Edi Rama.

A ka premtime diplomatike, apo tenton të shpëtojë imazhin e Ramës? 

Në gjyqin e ish-zyrtarit të FBI-së, Charles McGonigal, ku emri i Ramës përmendet 30 herë; dhe shtypi në Tiranë, sot thotë se Rama thirret për dëshmi më 20 janar.(lajmi nuk është zyrtar), kjo mbetet për tu parë.

Adams u mbështetet tek shqiptarë besnikë në Amerikë, por skandalet e bëjnë të brishtë këtë lidhje. Rrjetet sociale ngrejnë pyetje për diasporën: A është hero? ai. Ose “Mik në vështirësi”? Apo është figurë e komprometuar që dëmton reputacionin e diasporës, e cila nuk u komprometua as në luftën e Kosovës? 

Diaspora lufton për Shqipëri të lirë, demokratike, pa korrupsion, për Kosovën dhe të drejtat në trojet etnike.

Lidhja e Adams në çdo kontekst që ta marrësh është e veçantë, dhe personale. Ajo filloi me ish-kryebashkiakun e arrestuar të Tiranës, Erjon Veliaj – takime sekrete në Nju Jork, pjesëmarrje në Paradën 2023 dhe emërtimin e rrugës Gjergj Kastrioti Skënderbeu në Bronx (NYC), dhe vazhdoi me vizita të njëpasnjëshme të Edi Ramës. 

Shumica e shqiptarëve në Nju Jork e shohin si jo të vërtetë; këtë lidhje pasi që miqësia politike mbijeton me kontribute të pastra, jo me politikanë në skandale, si Bob Menendez, dënuar me 11 vjet burg për korrupsion.

Më 6 tetor 2025, Adams niset për Shqipëri udhëtimi i parë jashtë SHBA pas tërheqjes nga gara në gusht. Pas akuzave për korrupsion me turqit, Daily News raportoi “katër ditë romantike” në Tiranë.

Qëndrimi qe pjesërisht i paguar nga Tirana: takime me Ramën, biznesmenë, vizitë me helikopter në Vlorë (Sazan, Karaburun, Zvërnec). Premtime patetike për turizëm dhe linjë ajrore Tiranë-Nju Jork, por me mungesa të transparencës që godet fort, sidomos tani me rihapjen e hetimeve për McGonigal dhe një oligark rus të sanksionuar.

Vizita e Adams vitin e kaluar u njoftua vetëm pas ngritjes së avionit më 4 tetor. Qeveria shqiptare pagoi hotel luksoz, makina me xhama të zinj, darkë zyrtare; taksapaguesit nju-jorkezë biletën e klasit të parë, sigurinë, stafin. 

Rama dhe Adams qeshin si miq të vjetër. 

Për Ramën, dhuratë e artë  që një ish-kryebashkiak amerikan vjen në këtë moment si trofe diplomatike, pavarësisht hijeve federale. Ndërsa, për shqiptaro-amerikanët (afro 100 mijë në NYC), asgjë as linjë ajrore, as lehtësi vizash vetëm foto në Instagram dhe tituj gazetash e titra televizionesh në Tiranë.

Tre javë më vonë, 12-16 nëntor, Adams në Tel Aviv: vizitë personale te Muri i Vajtimeve, takim me Netanyahun, foto me ish-pengje të 7 tetorit, deklaratë: “Do vazhdoj t’ju shërbej”. Ndërkohë, që pasardhësi Zohran Mamdani premtonte arrestim të Netanyahut sipas ICC-së. 

Adams tregon besnikëri ndaj Izraelit. 

Për Netanyahun, vlerë ari: akses te donatorët hebrenj. Pagesa e njëjtë nga taksat nju-jorkeze.

Dy vizita, (Tiranë e Tashkent)model i njëjtë: pritje luksoze, zero rezultate për Nju Jorkun – vetëm foto dhe favore personale. Programi zyrtar: bashkëpunim në kibernetikë dhe turizëm. Rezultati: zero kontrata, zero investime.

Kush fitoi? Adams ndërton CV për punë të ardhshme (konsulent sigurie? ambasador?). Rama shton foto prestigji. Netanyahu merr zë pro-izraelit te demokratët e rinj.

Kush humbi? Taksapaguesit që paguan udhëtimet. Dhe serioziteti i Shqipërisë, si destinacion pushimi për politikanë në perëndim.

Adams, kryetari “pa zyrë”, kërkon punë botëror. Që nga akuza penale më 28 shtator 2024, kaloi më shumë ditë jashtë se brenda në shtatë javë: avionë privatë, hotele pesë yje, takime me liderë – të paguara nga taksat, ndërsa nju-jorkezët luftojnë me metro të shtrenjtë, shëndetësi, siguri, krim.

Historia pas aktakuzës: Në vend të përballjes në Gracie Mansion, drejt Tiranës (6-8 tetor): takime me Ramën, Begajn, foto flamujsh – “forcim lidhjesh me diasporën”, thonë kritikët pushim luksoz. Më 6 nëntor, në Uashington me vajzën e presidentit uzbek, mik të Ramës – “biznes dhe lobim”. Pastaj Izraeli (14-18 nëntor): takime me Herzog, Netanyahun, mbështetje për komunitetin hebre. Kulmi: Tashkent (18-23 nëntor). New York Post: hartë qesharake si lojë PlayStation.

Prokurorët hetojnë dhurata luksoze nga turqit, izraelitët. Fatura: qindra mijëra dollarë. 

Çfarë fitoi Nju Jorku?

Pasi mbylli 2025, ndoshta 2026 në Doha apo Baku. Sipas New York Post, “Where in the world is Eric Adams?” është loja e re e qytetit.

Fundjava e fundit pritje sekrete në Gracie Mansion, zbuluar nga Gothamist. Të pranishëm Ambasadori Bushati, zvendes ministria Miriam Shyti, e ardhur enkas për atë takim, drejtues komuniteti, 100 të përzgjedhur kanë lënë hije. 

Takim jo në kalendar zyrtar. 

Adams: “Shqiptarët, zemra e qytetit”. Ripërsërit premtime me plis të bardhë, shqiponjën: turizëm, fluturime, investime në Vlorë. Media amerikane: “Dashuri e madhe”. me shqiptarët.

Sipas komentuesve shqiptar në rrjetet sociale Adams, ishte i vetmi amerikan që fitoi zemrat shqiptare duke bërë shqiponjën simbol krenarie. Por, sipas komenteve që “ziejn” në rrjetet e platformave sociale, shqiptar dhe amerikan thonë se dyshohet që ai e përdori “miqësinë” me shqiptarët për mbështetje, duke fshehur lidhjet me Ramën, Veliajn, e njerëzit e tij. 

Ftesat koordinuar me ambasadorin Bushati në takimin e fundjavës së fundit pritjen sekrete në Gracie Mansion, zbuluar nga Gothamistnë duket si jo rastësi , por si një shfrytëzim të fundit për të mbuluar dyshimet./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme