2.7 C
Zurich
Thursday, January 1, 2026
spot_img
spot_img

Instituti Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore shpreh ngushëllime të thella për tragjedinë në Crans-Montana

Duhet ti lexosh

Zürich, 01 janar 2026 – Me dhimbje dhe pikëllim të thellë morëm lajmin për tragjedinë e rëndë që goditi Crans-Montana-n në natën e Vitit të Ri, ku dhjetëra jetë njerëzish u shuan në mënyrë tragjike dhe shumë të tjerë u plagosën.

Në emër të Institutit Shkencor Helvetik të Evropës Juglindore, me seli në Cyrih, shprehim ngushëllimet tona më të sinqerta dhe më të thella për familjet e viktimave, të cilat po përballen me një dhimbje të pamasë, si dhe për të gjithë të plagosurit që po luftojnë për shëndetin dhe jetën e tyre.

Kjo tragjedi nuk ka prekur vetëm një qytet apo një kanton, por ka tronditur mbarë Zvicrën dhe komunitetin ndërkombëtar, duke lënë një plagë të thellë në ndërgjegjen kolektive. Humbja e kaq shumë të rinjve, të cilët kishin dalë për të festuar fillimin e një viti të ri, e bën këtë ngjarje edhe më të rëndë dhe më të dhimbshme. Instituti ynë shpreh solidaritet të plotë me Konfederatën Zvicerane, me autoritetet shtetërore dhe lokale, si dhe me të gjithë qytetarët e saj në këtë moment zie kombëtare.

Njëkohësisht, vlerësojmë përkushtimin dhe profesionalizmin e jashtëzakonshëm të forcave të shpëtimit, personelit mjekësor dhe të gjithë atyre që u angazhuan pa u kursyer për të shpëtuar jetë njerëzish. Në këto çaste të vështira, qëndrojmë pranë Zvicrës dhe qytetarëve të saj me respekt, solidaritet dhe dhembshuri njerëzore, duke shpresuar që e vërteta e plotë e kësaj tragjedie të zbardhet dhe që mësimet e nxjerra të shërbejnë për të parandaluar fatkeqësi të tilla në të ardhmen.

I përjetshëm qoftë kujtimi i viktimave.

Ngushëllime familjeve, Zvicrës dhe qytetarëve të saj.

Ph.D. Dashnim HEBIBI, President i Institutit Shkencor Helvetik i Evropës Juglindore

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme