-1 C
Zurich
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës” (SHHLP) – Zvicër uron Vitin e Ri 2026

Duhet ti lexosh

Zürich, 31 dhjetor 2025 – Shoqata Humanitare “Lugina e Preshevës”, me qendër në Zvicër, në emër të kryesisë dhe të gjithë anëtarëve të saj, u uron nga zemra të gjithë bashkëkombësve tanë, kudo që ndodhen, një Vit të Ri 2026 të mbarë, me shëndet, paqe, begati dhe suksese në çdo fushë të jetës. Le të jetë ky vit një vit më i mirë për të gjithë ne, me më shumë mirëkuptim, solidaritet dhe bashkim rreth vlerave tona kombëtare e njerëzore.

Në këtë fillim viti, nuk duhet të harrojmë dëshmorët e kombit, të cilët sakrifikuan gjithçka për lirinë dhe dinjitetin tonë. T’i nderojmë veteranët e luftës, invalidët e luftës dhe të mos i harrojmë skamnorët, duke treguar kujdes dhe bamirësi për ata që kanë më shumë nevojë. 

Gjatë vitit të ri, shpresojmë dhe besojmë se do të kemi një anëtarësi edhe më të madhe, sepse Shoqata jonë nuk është ndalur dhe nuk do të ndalet së vepruari me mundësitë që ka. Anëtarësia vjetore është 30 franga zvicerane, dhe me këto mjete ne kontribuojmë aty ku nevoja është më e madhe dhe ku ndihma jonë ka vlerë reale.

Le të jemi më të bashkuar dhe më solidarë,

të heqim dorë nga egoja,

të mos lejojmë xhelozinë të na përçajë,

t’u japim hapësirë dhe mbështetje atyre që e meritojnë,

dhe të punojmë së bashku me përkushtim e ndershmëri.

Zoti e bekoftë kombin tonë,

Zvicrën mike dhe të gjitha shtetet mike anembanë botës.

Mos e harroni Luginën e Preshevës.

Të kontribuojmë të gjithë, që kjo trevë të mos mbetet e braktisur apo jetimë. Vetëm me angazhim, punë dhe përkushtim mund ta mbajmë gjallë shpresën dhe zhvillimin, transmeton helveticALforum.ch

Gëzuar Vitin e Ri 2026!

Me respekt dhe dashamirësi,

Dr.sc. Dashnim Hebibi, President i SHHLP

Në emër të Kryesisë dhe Anëtarëve

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme