BallinaFoto LajmSpektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026

Spektakël fishekzjarresh, Zelanda e Re mirëpret Vitin e Ri 2026

-

Zelanda e Re mirëpriti Vitin e Ri 2026 me spektakël dritash dhe fishekzjarrësh. Qytetarët dhe turistët u mblodhën në qendrat kryesore të qyteteve për të ndjekur këtë traditë të veçantë.

Fishekzjarrët ndriçuan qiellin e qyteteve kryesore, duke krijuar një atmosferë festive dhe plot emocione. Familjet dhe vizitorët u bashkuan për të festuar, ndërsa muzika dhe ngjyrat e ndritshme zbukuronin natën e ndërrimit të viteve.

Zelanda e Re ka krijuar tashmë një traditë tërheqëse, që tërheq mijëra vizitorë nga e gjithë bota, duke e bërë një prej destinacioneve më të bukura për të festuar Vitin e Ri.

Kujtojmë se Kiribati në Oqeanin Paqësor ishte shteti i parë që mirëpriti Vitin e Ri 2026, ndërsa një orë më vonë e ndoqi Zelanda e Re, transmeton euronewsal.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Çfarë do të ndryshonin në jetën e tyre? Sondazhi zbulon dëshirat...

0
Një sondazh i ri në Zvicër tregon se shumë njerëz do të dëshironin të kishin vepruar më herët për të realizuar ëndrrat e tyre....