1.2 C
Zurich
Wednesday, December 31, 2025
spot_img
spot_img

Posta e Kosovës mbyll vitin me rritje financiare dhe shtrirje në gjithë vendin

Duhet ti lexosh

Posta e Kosovës po e përmbyll vitin me rreth një milion euro fitim, duke shënuar rritje të qëndrueshme financiare dhe zgjerim të shërbimeve në të gjithë territorin e vendit. Kështu u tha gjatë vizitës së kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, dhe ministres në detyrë të Ekonomisë, Artane Rizvanolli, në këtë ndërmarrje publike.

Kurti theksoi se Posta e Kosovës ka arritur rezultate pozitive falë ndërprerjes së rrjedhjeve financiare dhe shuarjes së strukturave ilegale. Ai deklaroi se në Kosovë nuk operon më Posta e Serbisë dhe se dinari nuk është më mjet pagese.

Sipas tij, Posta e Kosovës ka rreth 850 punëtorë dhe një rrjet prej 166 zyrash postare, përfshirë 16 zyra në veri të vendit. “Posta e Kosovës është shërbim publik universal, i sigurt dhe i qasshëm për të gjithë qytetarët, edhe në zonat më të largëta,” u shpreh Kurti, duke përgëzuar menaxhmentin dhe punëtorët për sukseset e arritura.

Ministrja Rizvanolli tha se gjatë tri viteve të fundit është rikthyer besimi në Postën e Kosovës, gjë që po reflektohet në rritjen e bashkëpunimeve dhe fitimeve. Ajo theksoi se pas një periudhe të gjatë humbjesh, Posta tani ka ndërtuar një bazë të qëndrueshme financiare, me rreth 1.3 milionë euro fitim në dy vitet e fundit.

Ndërkaq, kryeshefja ekzekutive e Postës së Kosovës, Nora Rraci, tha se viti ka qenë sfidues, por i suksesshëm. Ajo bëri të ditur se ndërmarrja ka realizuar investime kapitale në vlerë prej 1.6 milionë eurosh, përfshirë mjete pune, automjete dhe përmirësime në teknologji dhe infrastrukturë.

Posta e Kosovës synon që trendi i rritjes dhe investimeve të vazhdojë edhe në vitet e ardhshme, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme