E diela rezultoi një ditë e suksesshme për Milanin, që arriti një fitore të rëndësishme ndaj Veronës, duke qëndruar përkohësisht në krye të tabelës. Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje të dominuar, duke mbajtur larg kundërshtarin dhe duke shënuar një tripletë.
Pulisic ishte ai që i dha qetësinë “djallit” në San Siro, duke shënuar golin e avantazhit në minutën e 45-të.
Në pjesën e dytë, Milani luajti edhe më mirë, ndërsa protagonisti u bë sulmuesi francez Christopher Nkunku, i cili realizoi një dopietë personale.
Tre minuta nga fundi i pjesës së dytë, 28-vjeçari shënoi nga një 11-metërsh dhe më pas vulosi triumfin 3-0 me golin e tij të dytë.
Trajneri Massimiliano Allegri bëri të gjitha zëvendësimet e nevojshme, por rezultati mbeti i pandryshuar, me Milanin që arriti të ruajë avantazhin.
Tre pikë të cilat i japin përkohësisht kryesimin, ndërsa sezoni ka ende shumë ndeshje për t’u luajtur.
Ky ishte triumfi i dhjetë për ekipin e drejtuar nga Allegri, që duket se ka ndërtuar një skuadër konkurrente për scudetto, transmeton euronewsal.




