-0.2 C
Zurich
Monday, December 29, 2025
spot_img
spot_img

Ja sa ulëse fitojnë partitë në Kuvend pas rezultateve

Duhet ti lexosh

Pas numrimit të rreth 95% të votave në nivel vendi, Lëvizja Vetëvendosje ka arritur të sigurojë 56 ulëse në Kuvend, duke marrë pak më pak se 50% të votave. Sipas të dhënave të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, kjo është një rritje e konsiderueshme për VV-në, që në krahasim me zgjedhjet e shkurtit të këtij viti ka shtuar tetë ulëse, nga 48 që kishte më parë.

Në anën tjetër, Partia Demokratike e Kosovës ka siguruar 23 ulëse, me 21% të votave të përpunuara deri tani. PDK-ja ka humbur një ulëse krahasuar me zgjedhjet e kaluar.

Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila kishte një numër më të madh ulësesh në Kuvend, ka pësuar humbjen më të madhe, duke humbur pesë ulëse, nga 20 që kishte në zgjedhjet e mëparshme. Aktualisht, LDK-ja ka 15 ulëse. Ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, ka siguruar 6 ulëse.

Sipas përllogaritjes së bërë me formulën “D’Hondt”, janë të pashënuara ende disa ulëse nga votat që nuk janë numëruar plotësisht, si ato nga posta dhe ato në përfaqësitë diplomatike.

Në total, 20 ulëse të tjera ndahen për komunitetet, duke përfshirë 10 ulëse për komunitetin serb dhe 10 për komunitetet tjera. Për të formuar shumicën, një koalicion i partive duhet të sigurojë 61 vota./BS

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme