BallinaAtdheuEdi Rama uron Kurtin për fitoren

Edi Rama uron Kurtin për fitoren

-

Kryeministri Edi Rama ka uruar Albin Kurtin për fitoren që shënoi partia e tij në zgjedhjet e parakohshme që u mbajtën një ditë më parë në Kosovë.

“E kam uruar kryeministrin e rizgjedhur të Kosovës, për fitoren domethënëse dhe uroj që mandati i konfirmuar nga populli i Kosovës për Albinin e për partinë e tij, të kthehet në sukses e në mbarësi për Kosovën, si edhe për marrëdhënien vëllazërore mes dy shteteve tona. Gëzuar”, ka shkruar Rama.

Kujtojmë se të dhënat preliminare të publikuara nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) në Kosovë tregojnë se partitë opozitare kanë mbetur dukshëm mbrapa në zgjedhjet e fundit që u zhvilluan dje, 28 dhjetor 2025.

Krejtësisht ndryshe paraqitet situata për Lëvizjen Vetëvendosje (VV), e cila ka arritur një fitore bindëse. /BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

ZÜRICHI VENDOS PAGË MINIMALE PREJ 23,90 FRANGASH NË ORË, ZBATIMI NIS...

0
ZÜRICH – Punonjësit që punojnë në qytetin e Zürichut do të përfitojnë nga paga minimale prej 23,90 frangash bruto në orë, duke filluar nga...