8.6 C
Zurich
Wednesday, February 11, 2026
spot_img
spot_img

Juventus gati për sfidën me Pisa-n

Duhet ti lexosh

Juventusi është rikthyer në Continassa për të përgatitur transfertën ndaj Pizës, ndeshja e fundit e vitit 2025, një sezon i vështirë dhe kontradiktor për bardhezinjtë.

Stërvitja e zhvilluar në ditën e Santo Stefanos ka sjellë disa lajme pozitive. Bremer dhe Zhegrova janë bashkuar me grupin, ashtu si edhe McKennie, i cili pritet të jetë i gatshëm për ndeshjen ndaj Pisës. Skuadra do të udhëtojë drejt Toskanës në mëngjesin e ditës së ndeshjes. Ndërkohë, Conceição dhe Cabal kanë vijuar punën të diferencuar dhe duhen konsideruar jashtë, njësoj si Vlahovic, Rugani dhe Gatti.

Në këtë situatë, formacioni i mundshëm i Juventusit parashikohet me Di Gregorio në portë; mbrojtje me Kalulu, Bremer dhe Koopmeiners; mesfushë me Cambiaso dhe Kostic (ose McKennie) në krahë, ndërsa në qendër Locatelli dhe Thuram. Pas sulmuesit, pritet të rreshtohen Miretti dhe Yildiz, me Openda në majë të repartit ofensiv.

- Reklama -

Nuk përjashtohen ndryshime të minutës së fundit. McKennie mund të nisë titullar në vend të Kostic, duke e zhvendosur Cambiason në krahun e majtë. Gjithashtu, ekziston mundësia që Zhegrova, edhe pse jo në formën optimale, të aktivizohet në vend të Mirettit si zëvendësues natyral i Conceiçãos. Në sulm, mbetet i hapur edhe balotazhi mes Openda dhe Jonathan David, me kanadezin që mund të fitojë konkurrencën.

Për Juventusin, transferta e Pizës përfaqëson shansin e fundit për ta mbyllur vitin me një sinjal pozitiv dhe për të hedhur bazat e një 2026 më ambicioz, transmeton kjone.

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme