Një ilaç i ri eksperimental, i quajtur NU-9, ka treguar se mund të neutralizojë vatrat e para toksike në tru që lidhen me sëmundjen e Alzheimerit, duke vepruar përpara shfaqjes së simptomave. Ilaçi synon të përdoret me të njëjtën logjikë si statinat, të cilat merren për të ulur kolesterolin dhe për të parandaluar infarktin.
Sipas studimit, NU-9 ka rezultuar efektiv në testimet e kryera te minjtë, çka hap rrugën për faza të mëtejshme eksperimentimi edhe te njerëzit. Kërkimi është realizuar nga një ekip shkencëtarësh i Universitetit Northwestern.
Rezultatet e studimit janë publikuar në revistën shkencore Alzheimer’s & Dementia, duke shtuar shpresat për zhvillimin e trajtimeve parandaluese kundër sëmundjes së Alzheimerit./LaRepublicca, transmeton euronewsal.




