BallinaDiasporaMërgata – Zemra që rreh për Atdheun

Mërgata – Zemra që rreh për Atdheun

-

Të dashur mërgimtarë,

Në prag të festave të fundvitit dhe në mbyllje të një viti tjetër plot sfida, përpjekje dhe sakrifica, mendimet tona shkojnë tek ju – bijtë dhe bijat e vendit që, ndonëse larg atdheut, e mbani atë gjithmonë pranë zemrës suaj. Në këto ditë reflektimi dhe shprese, mallëngjimi i familjeve tuaja rritet, ndërsa pritja për t’ju përqafuar sërish bëhet edhe më e fortë.

Mërgata jonë përfaqëson një vlerë të pazëvendësueshme kombëtare e shtetërore. Me punën, përkushtimin dhe dinjitetin tuaj, ju jeni ambasadorët më të mirë të vendit tonë në botë, duke ndërtuar ura miqësie, bashkëpunimi dhe mirëkuptimi ndërmjet atdheut dhe vendeve ku jetoni e veproni. Kontributi juaj ekonomik, kulturor dhe shoqëror është një shtyllë e rëndësishme e zhvillimit dhe e imazhit të Republikës së Maqedonisë së Veriut.

Këto festa janë një mundësi për t’u kthyer tek rrënjët, për të rigjetur ngrohtësinë e shtëpisë, gjuhën, traditat dhe dashurinë e familjes. Ju uroj nga zemra gëzuar festat e fundvitit, rrugë të mbarë dhe të sigurt drejt vendlindjes, si dhe ditë të mbushura me përqafime të sinqerta, paqe shpirtërore, shëndet dhe gëzim pranë më të dashurve tuaj.

Le të jetë viti që vjen një vit shprese të re, suksesi personal dhe familjar, si dhe bashkëpunimi edhe më të ngushtë mes mërgatës dhe atdheut tonë të përbashkët.

Me respekt dhe mirënjohje të thellë, kështu shkruan ndër të tjera,

Shkëlqesia e Tij
Rexhep Demiri
Ambasador i Republikës së Maqedonisë së Veriut
në Bernë

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Mbrojtja drejt 2.35% të PBB-së në vitin 2027, Shqipëria synon përmbushjen...

0
Buxheti i mbrojtjes në Shqipëri pritet të pësojë një rritje të ndjeshme gjatë vitit 2027, duke arritur në 2.35% të Prodhimit të Brendshëm Bruto...