7.7 C
Zurich
Wednesday, December 17, 2025
spot_img
spot_img

10 milionë euro në rast se Kosova shkon në Kampionatin Botëror

Duhet ti lexosh

Përfaqësuesja e Kosovës në futboll ka në muajin mars një takim me historinë dhe me milionat.

“Dardanët” do të luajnë për një biletë në Botërorin 2026 me shpresën që të kapërcejnë Sllovakinë e më pas fituesen e çiftit Turqi-Rumani, për të shkruar emrin për herë të parë në aktivitetin më të rëndësishëm për kombëtare në botë.

Por paralelisht me prestigjin e një evenimenti të tillë, për Kosovën do të ketë edhe një premio të majme në lojë. Një premio që vjen direkt nga FIFA e cila ka zbuluar se ka rritur shifrën që do t’u paguajë të gjitha skuadrave pjesëmarrëse në Botërorin që zhvillohet në SHBA, Kanada dhe Meksikë.

Këshilli i FIFA-s, i mbledhur në Doha të Katarit me rastin e finales së Kupës Interkontinentale, ka miratuar një pagesë rekord prej 10-milionë eurosh për çdo ekip i cili merr pjesë në Botërorin 2026.

Kjo është shifra më e lartë e akorduar ndonjëherë për ekipet kombëtare në një kompeticion të tillë, ku janë rritur edhe shpërblimet për çdo fazë që kalohet në turne, për të arritur deri në 50 milionë euro më shumë që do të përfitojë skuadra, e cila shpallet kampione bote, transmeton BS.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme