BallinaSportiHarry Kane rinovon me Bayern Munichun, anglezi do të qëndrojë në Gjermani...

Harry Kane rinovon me Bayern Munichun, anglezi do të qëndrojë në Gjermani deri në vitin 2029

-

Harry Kane do të vazhdojë aventurën e tij me Bayern Munichun edhe për disa sezone të tjera. Sulmuesi anglez ka arritur marrëveshjen për vazhdimin e kontratës me gjigantin bavarez deri më 30 qershor 2029, duke i dhënë fund spekulimeve rreth së ardhmes së tij.

Lajmi është bërë zyrtar nga vetë klubi gjerman të enjten, më 5 nëntor 2026, duke konfirmuar kështu vazhdimin e bashkëpunimit me njërin prej lojtarëve më të rëndësishëm të skuadrës.

Kane, i cili iu bashkua Bayernit në verën e vitit 2023 nga Tottenham Hotspur, kishte një kontratë që skadonte në vitin 2027. Me marrëveshjen e re, sulmuesi 33-vjeçar do të mbetet në Munih edhe për dy sezone të tjera përtej afatit të mëparshëm.

Që nga transferimi në Bundesligë, kapiteni i Kombëtares së Anglisë është shndërruar në një nga figurat kryesore të Bayernit, duke impresionuar me efikasitetin para portës, vazhdimësinë dhe kontributin e tij në lojën e skuadrës.

Rinovimi i kontratës përbën një sinjal të qartë të besimit të drejtuesve bavarezë ndaj sulmuesit anglez, i cili vazhdon të jetë një nga pikat më të forta të projektit sportiv të klubit. Me këtë marrëveshje, Bayern Munich siguron shërbimet e një prej sulmuesve më të mirë në futbollin evropian deri në vitin 2029, ndërsa Harry Kane synon të vazhdojë të shkruajë histori me fanellën bavareze, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Gërvalla kërkon zbardhjen e plotë të rastit të Astrit Deharit: Drejtësia...

0
Ministrja e Drejtësisë, Donika Gërvalla, ka kërkuar zbardhjen e plotë të rrethanave të vdekjes së Astrit Deharit, duke theksuar se edhe dhjetë vjet pas...