2.5 C
Zurich
E premte, 6 Shkurt, 2026
spot_img
spot_img

Një poç drite që nuk shuhet kurrë për librin shqip te “Libri im”

Duhet ti lexosh

Nga Dashnim HEBIBI

Në Pejë, aty ku në mesnatë dritat e qytetit ndalen, ekziston një vend ku drita nuk shuhet kurrë. Është Shtëpia Botuese “Libri Im”, një shtypshkronjë modeste në pamje, por e madhe në mision. Një poç drite i ndezur simbolikisht dhe realisht vazhdon të punojë çdo ditë, falë përkushtimit të Berat Thaqit dhe familjes së tij, të cilët pa zhurmë dhe pa u ndalur, i shërbejnë librit shqip.

Në këtë hapësirë ku fjala e shkruar respektohet dhe ruhet me dinjitet, sapo ka dalë nga shtypi libri më i ri i autorit Isa B. Mjeku, me titullin “ECI NËPËR KOHË POEZIE – GEHT DURCH DIE ZEIT”. Ky botim përfaqëson jo vetëm një vepër të re letrare, por edhe një dëshmi se poezia vazhdon të ecë përmes kohës, gjuhëve dhe ndjeshmërive njerëzore.

- Reklama -

Shtëpia Botuese “Libri Im” vazhdon të mbetet një strehë për autorët dhe një mburojë për librin, duke dëshmuar se kultura nuk matet me madhësinë e ndërtesave, por me përkushtimin e njerëzve që e mbajnë gjallë. Në një kohë sfidash për botimin dhe leximin, ky institucion i vogël në dukje mban një rol të madh në ruajtjen dhe zhvillimin e fjalës së shkruar.

Autorit Isa B. Mjeku i urojmë suksese me këtë botim dhe presim me interes libra të tjerë që do të dalin nga kjo vatër e palodhur e librit. Sepse aty ku ka dritë për librin, ka shpresë për kulturën dhe të ardhmen. / HelveticALforum.ch

- Reklama -
- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme