BallinaAtdheuGjermania rikonfirmon mbështetjen për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

Gjermania rikonfirmon mbështetjen për paqen dhe stabilitetin në Kosovë

-

“Gjermania mbetet e përkushtuar për të mbështetur stabilitetin dhe paqen në rajon”. Kështu deklaroi Sekretari shtetëror i Ministrisë Federale të Mbrojtjes së Gjermanisë, Jan Stob gjatë një vizite që i bëri trupave gjermane të KFOR-it në Kosovë.

Gjatë vizitës, Stob u prit dhe u informua nga përfaqësuesi i Ambasadës Gjermane në Prishtinë Chargé d’Affaires, ndera më pas ai vizitoi kampin Film City, ku u prit nga koloneli Müller, komandant i kontingjentit gjerman të KFOR-it.

Sekretari shtetëror shprehu mirënjohjen e tij për përkushtimin, profesionalizmin dhe angazhimin e burrave dhe grave që shërbejnë në kuadër të misionit të KFOR-it. Ai u njoh nga afër edhe me operacionet e përditshme të trupave gjermane, si dhe me sfidat me të cilat ata përballen në terren.

Nga autoritetet gjermane u ritheksua se Gjermania mbetet e përkushtuar fuqishëm për të mbështetur stabilitetin, sigurinë dhe paqen në Kosovë dhe në rajon, përmes pjesëmarrjes së saj në misionin e KFOR-it, transmeton rtk.

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

QYTETET EVROPIANE KËRKOJNË NDALIMIN E FILTRAVE TË CIGAREVE: 30% E MBETURINAVE...

0
Brukseli, Mynihu, Dublini dhe Xhenova po i bëjnë thirrje Bashkimit Evropian të ndalojë filtrat e cigareve, duke i cilësuar si një burim serioz të...