Pejë – Shtëpia botuese e njohur “Libri Im”, me seli në Pejë dhe e drejtuar nga Berat Thaqi, vazhdon të dëshmojë seriozitet dhe profesionalizëm në fushën e botimeve shqiptare. Me punë të përkushtuar, korrektësi dhe çmime të përballueshme, kjo shtëpi botuese ka fituar besimin e autorëve nga të gjitha trevat shqiptare, përfshirë edhe mërgatën.

Së fundmi, “Libri Im” ka nxjerrë nga shtypi dy tituj të rinj, të rëndësishëm për lëmin shkencor dhe atë shoqëror.
1. “Kumtesa shkencore të dijeve gjuhësore” – Prof. Dr. Hasan Mujaj
Ky botim paraqet një përmbledhje të studimeve dhe kumtesave shkencore të autorit, duke sjellë kontribute të vyera në fushën e gjuhësisë. Libri vlerësohet si një material i rëndësishëm për studiuesit, akademikët dhe të gjithë ata që interesohen për zhvillimet e albanologjisë.

2. “Zëri i mërgatës, shtyllë e kauzës shqiptare” – Avdyl R. Taraku (Monografi)
Monografia e autorit Avdyl R. Taraku trajton rolin e mërgatës shqiptare në çështjen kombëtare, duke analizuar veprimtarinë e saj, angazhimin shoqëror dhe kontributet historike. Libri sjell dëshmi, dokumente dhe analiza që pasqyrojnë rëndësinë e diasporës në proceset vendimtare për kombin.
Shtëpia botuese “Libri Im” vazhdon të zgjerojë katalogun e saj me vepra të autorëve të afirmuar dhe atyre të rinj, duke mbetur një ndër adresat më të besueshme për botimin e librave cilësorë në hapësirën shqiptare, transmeton helveticALforum.ch




