8 C
Zurich
Sunday, December 7, 2025
spot_img
spot_img

Pensionohet ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri

Duhet ti lexosh

Ikona e muzikës shqiptare, Ilir Shaqiri ka mbushur 65-vjeç dhe me këtë rast ka arritur kohën e pensionimit.

Shaqiri nëpërmjet zërit të të cilët ka kumbuar rezistenca në kohërat e vështira të Kosovës, ka qenë punëtor dhjetëra vjeçar i Radio Televizionit të Kosovës.

Si pjesë e angazhimit me RTK, ai ka realizuar dokumentarë të shumtë, ndër më të njohurat “Hapi i çeliktë” (2014) dhe “Zëri i këngëve lapidare” (2017).

Në aspektin muzikor ai është i njohur për tekstet e pasura, lavdet ndaj heronjve këngën e mirëfilltë dhe kontributin edhe si kompozitor.

Shaqiri ka krijuar shumë këngë në muzikën e lehtë, popullore dhe për fëmijë.

Ai u ka dedikuar këngë figurave të njohura shqiptare si familjes Jashari, Isa Boletinit, Shote e Azem Galica dhe veprimtarëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme