Dr. Elmi Berisha
Sot kujtojmë me nderim dhe mirënjohje të thellë 81-vjetorin e lindjes së Presidentit Historik të Republikës së Kosovës, Dr. Ibrahim Rugova, simbolin e paqes, urtësisë dhe vizionit që udhëhoqi rrugën tonë drejt lirisë dhe pavarësisë.
Presidenti Rugova ishte më shumë se një udhëheqës.
Ai ishte zëri i qetë i popullit të tij, por i fuqishëm dhe i vendosur në mbrojtjen e të drejtave dhe aspiratave tona kombëtare.
Në këtë ditë, duke kujtuar lindjen e tij, ne përulemi para idealit të tij të madh dhe të palëkundur: Kosovën shtet të pavarur e sovran, të integruar në Bashkimin Evropian e NATO dhe të lidhur me miqësinë e përhershme me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Sot në këtë ditë të shënuar, uroj nga zemra Ukë Ibrahim Rugovën për kandidaturën për deputet të Kuvendit të Republikës, pas shumë viteve sfidash, gjuetije shtrigash ndaj tij dhe familjes Rugova, Uka fillon sot vazhdimësinë e rrugës së idealit të madh, i palëkundur, i pastër dhe më i fortë se kurrë me shpresën dhe besimin e mijëra rugovistëve që e duan Kosovën siq e ideoj arkitekti i shtetit të pavarur të Kosovës presidenti Historik Dr. Ibrahim Rugova. /GD




