1.3 C
Zurich
Wednesday, December 3, 2025
spot_img
spot_img

113-vjetori i Pavarësisë festohet me madhështi në Ostermundigen

Duhet ti lexosh

Nga Ajet Cervadiku

Një mbrëmje uniteti, tradite dhe krenarie kombëtare

Në mbrëmjen festive të datës 28 Nëntor, komuniteti shqiptar në Ostermundigen të Zvicrës u mblodh për të shënuar me dinjitet dhe emocion Ditën e pavaresise se Shqipërisë dhe ditën e Flamurit, përvjetorin e 113, të një nga festat më të rëndësishme të kombit shqiptar. Aktiviteti, i organizuar me kujdes dhe përkushtim nga ALBAKULT, u shëndërrua në një manifestim të vlerave tona kulturore, identitetit kombëtar dhe lidhjes së patjetërsueshme me atdheun.

Atmosfera festive u pasurua me muzikë tradicionale, valle popullore dhe momente artistike që sollën në skenë energjinë, shpirtin dhe krenarinë shqiptare. Të pranishmit përjetuan një mbrëmje të paharrueshme, ku arti dhe kultura u ndërthurën në mënyrë harmonike, ndërsa ndjenja e bashkimit u reflektua tek çdo pjesëmarrës.

Ceremonia u nderua nga prania e Sekretarit të Ambasadës së Kosovës në Bern, z. Gjenis Hagjimehmeti, i cili mbajti një fjalë rasti duke shprehur urimet më të përzemërta për të gjithë shqiptarët me rastin e Festës së Flamurit. Ai theksoi rëndësinë e ruajtjes së identitetit kombëtar dhe kontributin që mërgata vazhdon të japë për çështjen shqiptare.

Pjesë e veçantë e programit ishin performancat e fëmijëve – nga mosha 7 vjeç e lart – të cilët sollën në skenë këngë dhe valle nga trevat shqiptare, duke emocionuar publikun dhe duke dëshmuar se trashëgimia jonë kulturore po përcillet me krenari te brezat e rinj.

Mysafirët nga Kosova, përkatesisht grupi Gent’s Studio, perfomoi me një kolazh të pasur të kengeve dhe melodive shqiptare.

Për herë të parë në këtë event mori pjesë edhe Shkolla Shqipe e Bernit, nën drejtimin e mësueses Mirsime Muja Durmishi. Nxënësja Aksa Hagjimehmeti u prit me duartrokitje për recitimin e saj emocional, që e mbushi sallën me ndjenjë atdhedashurie dhe reflektim.

Shoqeria Kulturore Artistike ALBAKULT, apelon tek prindërit e komunitetit që të angazhohen në ruajtjen e gjuhës shqipe duke i dërguar fëmijët në shkollën shqipe të mërgimit. “Ruajtja e gjuhës së nënës është themeli i identitetit kombëtar dhe përgjegjësi e përbashkët,” u theksua gjatë aktivitetit.

Mbrëmja u nderua gjithashtu nga prania e dy figurave të njohura të mërgatës shqiptare në Bern dhe rrethinë – z.Indrit Bunjaku-Mehmeti dhe z. Hajdar Sadrija – personalitete që prej vitesh kontribuojnë fuqishëm në ruajtjen, promovimin dhe mbështetjen e çështjeve kombëtare.

Ky aktivitet dëshmoi edhe një herë se mërgata shqiptare në Zvicër mbetet një forcë e fuqishme e ruajtjes së kulturës, gjuhës dhe identitetit tonë kombëtar, duke i qëndruar besnike rrënjëve pavarësisht distancës fizike nga vendlindja. /HelveticALforum.ch

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Të ngjashme