Budapest – Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari ka shprehur pikëllimin e thellë për ndarjen nga jeta të shkrimtarit të madh hungarez Péter Nádas, një nga emrat më të rëndësishëm të letërsisë bashkëkohore hungareze dhe evropiane. Në mesazhin e saj, Ambasada e Kosovës vlerëson kontributin e jashtëzakonshëm të Nádas në kulturën dhe letërsinë evropiane. Përmes një krijimtarie të pasur dhe të thellë, ai trajtoi tema universale si historia, kujtesa, identiteti dhe përvoja njerëzore, duke krijuar një vepër që kapërcen kufijtë kulturorë dhe kombëtarë. Péter Nádas ishte një prej zërave më të veçantë të letërsisë hungareze. Vepra e tij u shqua për fuqinë artistike, ndjeshmërinë dhe aftësinë për të reflektuar mbi marrëdhënien e individit me të kaluarën dhe me shoqërinë. Përmes shkrimeve të tij, ai kontribuoi në pasurimin e letërsisë evropiane dhe në njohjen më të thellë të përvojës njerëzore.
Ndarja e tij nga jeta përbën një humbje të madhe për kulturën hungareze dhe për botën e letrave. Megjithatë, trashëgimia e tij letrare mbetet e gjallë dhe do të vazhdojë të frymëzojë e të komunikojë me brezat e ardhshëm të lexuesve. Ambasada e Republikës së Kosovës në Hungari u ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta familjes, miqve, bashkëpunëtorëve dhe gjithë komunitetit kulturor e letrar hungarez.
Me kujtimin e Péter Nádas, nderohet një prej zërave të rëndësishëm të kulturës hungareze dhe evropiane, ndërsa vepra e tij mbetet një trashëgimi e çmuar për botën e letërsisë, transmeton Ambsada e Kosovës në Hungari, përcjell helveticALforum.ch.










