Nga Dashnim HEBIBI
Zagreb, 28 nëntor 2025 – Sot, në Ditën e Madhe të Kombit, 28 Nëntorin, padyshim që kujtojmë edhe ata që nuk i kemi fizikisht mes nesh, por që kanë dhënë kontribut të jashtëzakonshëm për të mirën e kombit. Një ndër këta emra i shquar është Bajrush Krasniqi – një figurë e njohur jo vetëm për komunitetin tonë, por edhe për atë kroat. Edhe pse sot nuk është më mes nesh, kontributi i tij është i përjetshëm.

Bajrush Krasniqi ka dhënë kontribut të madh si në çështjen kombëtare, ashtu edhe në atë të lirisë dhe pavarësisë së Kroacisë, duke u njohur me mirënjohje presidenciale nga Shqipëria dhe Kosova.
Sot, bashkëshortja e tij së bashku me djalin Ardianin dhe vajzën Kaltrina, vizituan varrin e tij në Zagreb, për të lutur për shpirtin e tij dhe për t’i dorëzuar flamurin kombëtar që ai e kishte marrë si i ri kur kishte dalë nga vendlindja.
Shpirti i z. Bajrush Krasniqi pushoftë në dritë dhe kujtimi i tij do të mbetet i gjallë në zemrat tona. Në këtë ditë të madhe kombëtare, nuk do të harrojmë kurrë ata që kontribuan për lirinë dhe pavarësinë tonë. / HelveticALforum.ch




