Shefqet Cakolli, ambasador i kulturës shqiptare në Zvicër dhe president i SHKA “Dardania” në Winterthur, është i pandalshëm dhe i palodhur në shërbim të kulturës sonë. Nuk është aspak e lehtë të punosh me fëmijë të vegjël—mjafton të mendojmë se sa sfiduese është edhe me fëmijët tanë, e lëre më me dhjetëra të tjerë. Por shpirti i tij është si dielli, i ngrohtë dhe i përkushtuar, dhe meriton respekt të veçantë. Pa asnjë koment. Respekte z. Cakolli.
Fotografia tregon lodhjen e tij, por edhe përkushtimin, pasi ishte pjesë e programit duke vallëzuar në një rol jashtëzakonisht të veçantë. Në këtë mbrëmje u kujtuan edhe Çamëria dhe Lugina e Preshevës—çdo trevë shqiptare ishte pjesë e sofrës së madhe të kulturës, transmeton helveticALforum.ch.
Përgatiti D.H




