Albania Fashion Week 2025 sjell talentin dhe krijimtarinë shqiptare në skenën ndërkombëtare të modës, duke bashkuar dizajnerë të rinj në zhvillim dhe emra të mëdhenj të panoramës globale në një event që celebron ekselencën sartoriale, inovacionin stilistik dhe vlerësimin e traditës kulturore të vendit.
Në vjeshtë 2025 u shënua një etapë historike dhe me rëndësi të jashtëzakonshme për panoramën e modës shqiptare. Gentiana Dervishi, me shtetësi të dyfishtë shqiptare dhe italiane, themeluese e AFW® Albania Fashion Week, inauguron zyrtarisht edicionin e parë të njohur institucionalisht, duke realizuar vizionin e saj për të vendosur talentin dhe krijimtarinë shqiptare në qendër të skenës ndërkombëtare të modës, dhe njëkohësisht për të tërhequr në Shqipëri dizajnerë e stilistë të nivelit global, duke krijuar një urë virtuoze midis kulturës lokale dhe tendencave botërore.
Ngjarja u zhvillua në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, një ndërtesë me rëndësi të jashtëzakonshme historike dhe kulturore e vendosur përballë Pallatit të Zyrave Presidenciale, në zemër të distriktit institucional të kryeqytetit. Zgjedhja e vendndodhjes nuk ishte rastësore, pasi thekson peshën institucionale dhe simbolike të manifestimit, duke i dhënë një frymë ndërkombëtare dhe njohje institucionale modës shqiptare, historikisht gati për t’u konsoliduar si një sektor strategjik dhe promovues i imazhit kulturor të vendit. AFW dallohet si një platformë ndërkombëtare referuese, ku ekselenca sartoriale, inovacioni stilistik dhe qëndrueshmëria mjedisore bashkohen në harmoni të plotë.
Ngjarja ka arritur të vlerësojë si talentet e reja shqiptare, studentë dhe dizajnerë në zhvillim, ashtu edhe stilistët me famë ndërkombëtare, duke krijuar një ekosistem ku dialogu midis përvojës së konsoliduar dhe krijimtarisë në zhvillim bëhet motor i inovacionit dhe i dukshmërisë globale.
Ngjarja regjistroi mbi 500 të pranishëm, përfshirë media kombëtare, gazetarë me rëndësi strategjike, përfaqësues institucionalë, influencer-e, blerës ndërkombëtarë dhe personalitete nga bota e spektaklit, duke konfirmuar menjëherë ngjarjen si një pikë referimi të domosdoshme në kalendarin e modës shqiptare dhe ndërkombëtare.
Pas eventit, Gentiana Dervishi deklaroi: Edhe pse jetoj në Itali prej 23 vitesh, lidhja ime me atdheun tim, Shqipërinë, është konsoliduar dhe forcuar me kalimin e viteve deri sa u bë e pazëvendësueshme. Ndjeva nevojën, me çdo qelizë të qenies sime, të realizoja diçka të rëndësishme dhe të qëndrueshme për vendin tim. Si ideatore dhe promovuese e shumë edicioneve të suksesshme gjatë javes së modës në Milano dhe Paris me eventin GX Fashion Week, manifestime që kanë parë stilistë me famë ndërkombëtare të duartrokitur në skenat më prestigjioze, ndjeva që kishte ardhur momenti për të sjellë këtë përvojë në vendin tim të lindjes.
Shqipëria, sipas mendimit tim, është një nga vendet europiane që po evoluon me shpejtësi të madhe dhe hapa gjigantë, dhe meritonte një platformë që të vlerësonte aftësin e saj krijuese dhe kulturore. Sot bota do të zbulojë krijimtarinë, elegancën dhe fuqinë e talentit shqiptar, ndërsa vendi ynë pret emrat më të mëdhenj të modës ndërkombëtare. Me krenari të jashtëzakonshme dhe dashuri të thellë, deklaroj zyrtarisht hapjen e AFW® 2025!
Në një gjest me simbolikë të lartë dhe efekt vizual të jashtëzakonshëm, shiriti i kuq u pre direkt në paserelë, jo më përpara një ndërtese institucionale, por nën syrin vigjilent dhe të admiruar të një audience të madhe dhe të selektuar, e cila priti me duartrokitje të ngrohta dhe konsensus unanim elegancën e saj të pakrahasueshme, saktësinë organizative dhe vizionin inovativ strategjik.
Ky moment shënoi fillimin e një kapitulli që do të lërë një gjurmë të qëndrueshme në botën e modës ndërkombëtare dhe do të pozicionojë Shqipërinë si një protagoniste të re, të sofistikuar dhe në ngritje te skenëns globale të modës. Për të bërë të madhe këtë edicion të parë të AFW, në paserelë u prezantuan stilistë me talent, traditë dhe inovacion, kombtar dhe ndërkombëtar, emergjentë dhe të afirmuar, që kombinuan krijimtarinë, mjeshtërinë dhe kërkimin estetik.
Etnik Shala, një nga dizajnerët kryesorë bashkëkohorë kosovarë, prezantoi koleksione ikonike si Etnikografi dhe Symphony of Flower. I njohur për lidhjen me kulturën shqiptare, hapi atelierin e tij të parë në moshën 17 vjeçare dhe ka fituar çmime ndërkombëtare si “Grand Prix” dhe “Big See Award”. Krijimet e tij kombinojnë ndjeshmëri kulturore, estetikë bashkëkohore dhe mjeshtëri, duke e bërë atë një pikë referimi në modën ballkanike.
Tommaso Pieri, themelues i markës SartoriaPieri, ka transformuar modën në gjuhën e shpirtit, duke krijuar veshje unike që bashkojnë introspeksion, realizuar në bashkëpunim me mjeshtër të shkëlqyer. Çdo veshje tregon histori transformimi dhe autenticiteti. Albanian Design Academy, një shkollë profesionale që prej 17 vitesh formon dizajnerë të talentuar, e udhëhequr nga Ardi Asllani, i cili jep mësim në fushën e dizajnit, dhe Elsida Pepa, e specializuar në modelim, ofron gjithashtu kurse plotësuese si merchandising dhe modelim i asistuar me kompjuter.
Përveç një formimi të thellë dhe të strukturuar, akademia mbështet studentët edhe pas diplomimit, duke ofruar praktika dhe ndihmë në krijimin e brendeve personale. Shumë prej ish-studentëve të saj janë sot figura të suksesshme në industrinë e modës në Shqipëri.
Në këtë akademi u prezantuan veshjet e nëntë stilistëve, mes tyre Aslama Galicaj me koleksionin e saj Elaila, duke eksploruar dritën e brendshme dhe shaminë si simbol dinjiteti. Koleksioni kombinon rehati urbane dhe thellësi shpirtërore, duke kthyer modestinë dhe rezervimin në elegancë të vetëdijshme. Bukurie Cani, me Mitara Shinu, tregoi brishtësinë dhe bukurinë e fshehur përmes kontrasteve të bardhë e të zi, penelata të frymëzuara nga arti oriental, duke kthyer çdo veshje në një gjuhë të heshtur të shpirtit.
Anjeza Baraku, me Renew, riinterpretoi veshje vintage, duke celebruar autenticitetin dhe vazhdimësinë e individualitetit në një botë të dominuar nga tendencat. Denisa Paça, me Whisper of White, bashkoi scuba dhe tyl për të krijuar veshje të lehta dhe strukturore, duke kthyer delikatesën në harmoni estetike dhe forcë të heshtur. Rexhina Kurti, e trajnuar nga Ardi Asllani dhe aktive në markën Kurt_Istore, prezantoi “Një vegim mes imagjinatës dhe reales”, duke eksploruar kufirin midis ëndrrës dhe realitetit.
Veshjet kombinojnë transparenca eterike, të bardhë dhe të zezë dhe detaje voluminoze, duke kthyer paserelen në një eksperiencë poetike. Ezgi Özalan, me Titanya, e lindur në Stamboll dhe rritur në Shqipëri, prezantoi krijime të qepura me dorë, voluminoze por delikate, që transformojnë pëlhura të thjeshta në vepra arti të gjalla, duke bashkuar forcën dhe ndjeshmërinë. Klarisa Vulaj, e diplomuar në Albanian Design Academy, prezantoi krijime që interpretojnë modën si gjuhë shprehëse, duke kombinuar pëlhura, ngjyra dhe forma për të shprehur personalitet dhe emocione.
Aurela Kalemi, me Warrior Grace, celebron femrën si një bashkim force dhe hijeshie, e frymëzuar nga bota antike dhe kinemaja, me silueta të rrjedhshme, detaje të arta dhe lëvizje harmonike. Megisa Margjegja, me Në Gjirin e Tokës, eksploroi lidhjen midis njeriut dhe natyrës, duke përdorur hekur dhe lëkurë si gjuhë emocionale: hekuri ngre luftën dhe rezistencën, lëkura rrënjët dhe mbështetjen. Veshjet përkujtojnë elemente natyrore, duke krijuar një ekuilibër mes fuqisë dhe autenticitetit.
Blendina Katona, nga Kosova, trajnuar në Institutin Ndërkombëtar të Modës Izet Curi, prezantoi Active Women, e frymëzuar nga gratë biznesmene të viteve ’80. Koleksioni bashkon veshje mashkullore dhe femërore, aksesorë vintage dhe shumëanshmëri, projektuar për të shoqëruar gruan moderne gjatë gjithë ditës. Edita Nimanbegu Barović, themeluese e Eden Atelier, prezantoi Sculpted Silence, duke bashkuar minimalizmin, linjat arkitektonike dhe siluetat femërore. Detajet artizanale, vëllimet e theksuara dhe linjat e pastra tregojnë fuqinë e heshtur dhe elegancën e kontrolluar të çdo gruaje.
La Griffe Academy, shkollë e specializuar në dizajn, stilim dhe artet e bukurisë, solli në paserelë disa talente. Mimoza Alla, me Mimo Style Artist, prezantoi veshje artizanale shqiptare duke bashkuar traditën dhe bashkëkohësinë. Shpresime Demollari, me Amuse, celebron elegancën dhe feminitetin përmes linjave të pastra dhe formave natyrale. Alba Selmanaj transformon çdo veshje në një tregim poetik, duke shprehur forcë dhe delikatesë përmes prerjeve, qepjeve dhe pëlhurave. Valbona Doksani Hoxhaj kombinon teknikën dhe krijimtarinë në veshje moderne dhe të rafinuara, duke nxjerrë në pah personalitetin dhe karakterin.
Tradita Popullore ndërtoi një urë midis historisë dhe kulturës shqiptare si një pasqyrim i gjallë i traditës dhe identitetit kombëtar. Tradita Popullore u dallua për prodhimin artizanal të veshjeve nga të gjitha rajonet e Shqipërisë, të realizuara me kujdes maksimal dhe materiale tipike cilësore. Nga xhubleta e Veriut e shpallur pasuri botrore e UNESCO-s me motivet e saj të lashta, çdo element reflekton autenticitet, mjeshtëri dhe respekt për trashëgiminë kulturore.
Me pasion dhe profesionalizëm, ruan trashëgiminë sartoriale shqiptare, duke kthyer çdo kostum në simbol të historisë dhe identitetit kombëtar, i aftë të tregojë traditat e së kaluarës dhe t’i transmetojë gjeneratave të ardhshme. Mbylljen e pasereles e bëri Giuseppe Fata, një nga emrat më të spikatur të Made in Italy, i njohur si “gjeniu i artit mbi kokë” dhe i vlerësuar si dizajneri më i mirë në Universitetin Boulevard të Parisit. Ai ka bashkëpunuar me maison-e si Valentino, Chanel, Dior dhe Lagerfeld, dhe me yje ndërkombëtarë të kinemasë, përfshirë Sean Connery dhe Nicole Kidman, duke marrë pjesë në festivale si Cannes, Los Angeles dhe Venecia. Krijimet e tij kanë qënë në paserelat ndërkombëtare në Milano, Paris, New York, Londër dhe Dubai. Janë botuar në Vogue, L’Officiel dhe Harper’s Bazaar.
Fitues i tre çmimeve Oscar të modës në Dubai, ka kontribuar në ngjarje të mëdha si Eurovision, X Factor, Festival i Sanremos dhe Met Gala. Në prill 2023, veprat e tij të artit sakral u shenjtëruan në Tokën e Shenjtë, duke marrë njohje zyrtare nga Konsulli i Jerusalemit dhe Bazilika e Betlehemit. Alessia Xhafa koordinoi AFW si përgjegjëse e backstage-it dhe ekipit teknik, orkestruar modelet, stilimin dhe kohën e shfaqjes me saktësi dhe profesionalizem. Alessio Marrari, komunikues dhe blogger, ko-koordinon ngjarjen, duke sjellë eksperiencen e tij në komunikim dhe evente mode.
Kontributi i rëndësishëm ishte gjithashtu ai i Arjentina Kola dhe Julian Napoleoni, përkatësisht fotografe profesioniste dhe pronare e Portraitlife.eu, që mbështetën drejtimin duke kujdesur për detajet organizative dhe duke vlerësuar manifestimin në tërësinë e tij me përvojën e saj, dhe Julian mbështeti ekipin duke sjellë eksperiencën e tij në regji dhe koordinim teknik, duke siguruar që çdo aspekt i manifestimit të funksionojë në harmoni të plotë.
Artistët e hair dhe make-up-it të AFW ishin: Michele Palmisano, Eglantina Picari, Dea Marchetti, Angela Raicu, Motoc Monica, Brunilda Mandri, Valentina Shala, Patriche Roxana Maria, Sefora Lazarut, Constantina Maria, Oltjana Muca, Ersuela Duraj dhe Maletaj Boris, , Endri Ramaliu, Klea Baboci, Minushe Dauti, Marjeta Shahini, të gjithë të koordinuar nga Alex Radulescu, Diana Jaupi dhe Roberto Rosini, të cilët sigurojnë stilimin dhe makijazhin në përshtatje të plotë me vizionin artistik të pasereles./Gdielli
(Credits: Arjentina Kola, Genta Mema, Martina Terranova, Ana Nikollaj, Valentina Krasilte, Kristina Shkurti)
Comunicato stampa: Alessio Marrari
Përkthyer në Shqip: Arjentina Kola




