BallinaBiznesiSahit Muja – Filantropi, Atdhetari dhe Vizioni që Nuk Ndalet Kurrë për...

Sahit Muja – Filantropi, Atdhetari dhe Vizioni që Nuk Ndalet Kurrë për të Mirën e Kombit

-

Nga Dashnim HEBIBI

Shpirt oqeani, z. Sahit Muja, i njohur për angazhimin e tij të palodhur në fushën e filantropisë, zhvillimit ekonomik dhe çështjeve kombëtare, ka bërë së fundi një njoftim të rëndësishëm për ndjekësit dhe bashkëpunëtorët e tij anembanë globit. I vlerësuar prej shumë vitesh si një zë i fuqishëm i shqiptarëve në diasporë dhe një mbështetës i kauzave humanitare, Muja vazhdon të jetë shembull i përkushtimit dhe punës së heshtur, por me ndikim të madh.

Në një komunikim të hapur me dashamirësit e tij, ai bëri të ditur se këtë dhjetor do të jetë në Tokio, ku do të marrë pjesë në FIII – një nga forumet më prestigjioze botërore që mbledh liderë globalë të biznesit, politikëbërës vizionarë dhe inovatorë që formësojnë të ardhmen e planetit. Muja u shpreh i nderuar që është ftuar si mysafir special dhe kontribues, duke theksuar se do të zhvillojë një sërë takimesh të nivelit të lartë në Japoni, me fokus në teknologjitë e avancuara dhe zgjidhjet që adresojnë sfidat më të mëdha të njerëzimit.

Ai vuri në pah falënderimin e tij të thellë për partnerët në Japoni, drejtuesit e forumit FII dhe institucionet qeveritare që e ftuan të jetë pjesë e këtij platforme globale.

Një pikë interesante që Muja theksoi ishte roli në rritje i Azisë, që sot përfaqëson 60% të vrullit ekonomik botëror. Sipas tij, ky është momenti i duhur për të thelluar praninë dhe ndikimin në rajon, ndërsa puna dhe vizioni i tij synojnë që të forcojnë rolin e shqiptarëve në tregjet ndërkombëtare dhe në platformat ku merren vendime strategjike.

Lexuesit tanë do ta kujtojnë edhe intervistën e tij të fundit në HelveticAL Forum, ku Muja foli hapur për projektet, vizionin dhe angazhimin e tij të pandalshëm për komunitetin dhe kombin. Mesazhi i tij i sotëm i jep një dimension të ri këtij përkushtimi: energjia dhe ambicia e tij nuk ndalen, dhe rruga që ai po ndërton shtrihet shumë përtej kufijve.

Sipas njoftimit të tij, “kohëra emocionuese shtrihen përpara” – dhe duket qartë se Sahit Muja është gati t’i përqafojë ato me vendosmëri, duke sjellë vlera, mundësi dhe frymëzim për të gjithë ata që e ndjekin dhe e mbështesin, transmeton ndër të tjera, helveticALforum.ch. 

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...