0.2 C
Zurich
Friday, November 21, 2025
spot_img
spot_img

Enveri Idrizi çmendi botën, thesari i medaljeve 10.1 kilogramë!

Duhet ti lexosh

Nga Kemajl Milaim Goca, Prishtinë

Ambasadori kroat befasoi të gjithë

Legjenda e karatesë botërore, Enver Idrizi, si gjithmonë në zemër e ka Kosovën dhe shqiptarinë.

Modestia e tij e bën edhe më të dashur për opinionin.

Si gjithmonë i qetë, pedant dhe frymëzues për brezat e rinj.

Në vitet e 90-ta, shpërtheu si vullkan, karateist i papërmbajtshëm për rivalët, lartësoi shtetin kroat, shqiptarët dhe nuk e fshehu kurrë prejardhjen e tij, duke folur me krenari e me lot në sy.

“Unë jam nga Kosova, babai im nga Prelezi i Ferizajt, nëna nga Peja”, kështu ka thënë Idrizi në vitet e 90-ta.

Ambasadori kroat në Maqedoni, ishte i mahnitur nga suksesi i madh i Enver Idrizit, në kohën kur Republika e Kroacisë ishte në luftë me pushtuesin serb.

“Unë jam ambasador i vogël i shtetit tim, por Enver Idrizi është ambasador i madh i Kroacisë”, kështu kishte thënë në vitet e 90-ta ambasadori kroat, Cvitkov.

Mbreti i karatesë botërore, ish halë në sy për regjimin e Beogradit.

Beogradi nuk e duronte dot suksesin e Enver Idrizit, për faktin se po e përfaqësonte Kroacinë që kishte president shteti Franjo Tugjmanin.

Suksesi i tij dhe thesari i medaljeve 10.1 kilogramë, ishin histori që nuk përshkruhen dhe që çmendi botën sportive!

Askush nuk mund të imagjinonte se një shqiptar trupgjatë e nga Kosova po mrekullon në fanellën e Kroacisë, në fanellën e armikut të Serbisë, ndërsa Kosova ishte e okupuar dhe e shtypur nga makineria e pushtuesit serb.

“Gjatë gjithë kohës në Frankfurt gëzoja përkrahje e zëshme të publikut shqiptar.

Pas kampionatit ata deri në mëngjes, së bashku me mua, kremtuan titullin e kampionit botëror.

Mbi 200 vetura me flamuj shqiptarë parakaluan nëpër rrugët e Frankfurtit. Për shkak të kremtimit të zhurmshëm kolonën e ndali edhe policia gjermane.

Me të mësuar shkasin, nuk e bënë të madhe”, – rrëfente me krenari Idrizi në vitin 1995 për të përdyjavshmen sportive “Top Sport” me gazetarin Njazi Ejupi.

Edhe sot kroatët betohen në kokën e Enver Idrizit.

Sportist i madh!

Një emër që shkroi historinë kroate, sikurse ylli i futbollit Kujtim Shala, i pari shqiptar që veshi fanellën e kombëtare së Kroacisë, sikurse Ardian Kozniku, ylli nga Kosova, shënuesi i parë më i mirë në Kampionatin e parë kroat dhe fituesi i medaljes së bronztë në Kampionatin Botëror me kroatët e selektorit Çiro Bllazheviqit.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit