3.5 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

Të gjitha rrugët të çojnë në ART…

Duhet ti lexosh

Lulzime Malaj

U përurua ekspozita e dytë kolektive, e organizuar nga Shoqata “Laskarina Bubulina,” GDSH-Vlorë, ku pata kënaqësinë të marr pjesë me disa prej krijimeve të mia artistike. Krijimtaria ime figurative është ndërtuar mbi dy shtylla: imagjinatën si burim lirshmërie artistike, dhe frymëzimin që vjen nga natyra reale shqiptare, sidomos peizazhet e qytetit tim sa të bukur dhe historik, Vlora. Tablotë përfshijnë interpretime personale, ku ndjeshmëria estetike dhe kërkimi vizual shpalosen përmes dritës, ngjyrës dhe kompozicionit të peizazhit.

Në procesin krijues, ndërthur eksperiencën personale, kujtesën dhe meditimin vizual për të sjellë harmoni ngjyrash, ritëm sezonal dhe emocione të mbështetura mbi realitetin e natyrës. Peizazhet që ndërtoj janë dritare drejt botës së përjetuar dhe asaj të përfytyruar, kurse punimet nga Vlora përpiqem t’ju përçoj ndjesinë autentike që ofron ky qytet.

Detajet, marrëdhënia mes elementëve të veprës dhe pasuria kromatike ftojnë shikuesin në një udhëtim vizual, ku interpretimi mbetet gjithnjë i hapur. Në artin tim dominon dialogu mes thjeshtësisë natyrore dhe qartësisë teknike, ku çdo vepër është akt reflektimi dhe përjetimi.

Aktualisht jam duke punuar mbi një seri peizazhesh nga Vlora, me synimin për të reflektuar atmosferën, dritën dhe identitetin e këtij qyteti të magjishëm. Gjatë muajit nëntor, do të marr pjesë në dy aktivitete artistike kolektive, si dhe kam në plan projekte të reja për vitin 2026, që përfshijnë pjesëmarrje në iniciativa të reja, realizimin e cikleve të reja pikturash dhe bashkëpunime me artistë dhe institucione kombëtare dhe ndërkombëtare. Këto iniciativa i dedikohen thellimit të dialogut profesional dhe pasurimit të skenës artistike shqiptare.

Në përfundim, piktura për mua është një medium reflektimi dhe komunikimi, ku mesazhet dhe emocionet marrin kuptim të plotë në kontakt me perceptimin e kritikës dhe reagimet e publikut. Vlera e vërtetë e veprës qëndron në dialogun e saj me shikuesin dhe ndikimin që krijon në përvojën estetike të tij. /GDiellli

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit