5.4 C
Zurich
Wednesday, November 19, 2025
spot_img
spot_img

UHZ DHE MINISTRIA E ZHVILLIMIT RAJONAL FORCOJNË PARTNERITETIN

Duhet ti lexosh

Delegacioni i Universitetit “Haxhi Zeka”, i kryesuar nga Prof. Dr. Armand Krasniqi, Rektor, së bashku me Dr. Sc. Prof. Asoc. Vjosa Hajdari, Prorektore për Buxhet dhe Infrastrukturë, dhe Luan Lulaj, këshilltar, zhvilloi sot një takim pune në Ministrinë e Zhvillimit Rajonal. Delegacioni u mirëprit nga znj. Refike Sülçevsi, U.D. Sekretare e Përgjithshme e kësaj ministrie, z. Ylber Qitaku, Drejtor i Departamentit për Planifikim, si dhe znj. Jeta Nushi, udhëheqëse e Divizionit përkatës.

Ky takim u zhvillua në kuadër të zbatimit të Memorandumit të Bashkëpunimit të nënshkruar në vitin 2023, duke shënuar një hap të rëndësishëm drejt koordinimit të thelluar ndërinstitucional. Të dy delegacionet u fokusuan në planifikimin strategjik dhe harmonizimin e aktiviteteve të përbashkëta për të ardhmen, me theks të veçantë në mundësitë e bashkëpunimit pas themelimit të Qendrës Universitare për Ndërmarrësi dhe Inovacion – UNI NOVA.

Përfaqësuesit e UHZ-së prezantuan progresin e dukshëm të bërë nga universiteti në krijimin e një arkitekture të re institucionale të dedikuar inovacionit, ndërmarrësisë dhe zhvillimit të start-up-ve, përfshirë edhe funksionalizimin e inkubatorëve të biznesit brenda UNI NOVA-s. Palët diskutuan gjithashtu për fushat prioritare të bashkëpunimit dhe iniciativat që planifikohen të ndërmerren gjatë vitit 2026, me synimin e ndërtimit të projekteve me impakt real në rajon.

Një dakordim i rëndësishëm i arritur gjatë takimit ishte caktimi i koordinatorëve të përhershëm nga të dyja institucionet, të cilët do të kenë përgjegjësinë të udhëheqin dhe sinkronizojnë të gjitha proceset e ardhshme, duke garantuar vazhdimësi dhe koherencë në bashkëpunim.

Në vijim të diskutimeve, UHZ konfirmoi gatishmërinë e tij të plotë që, përmes kapaciteteve të Institutit për Shkencë dhe Arte, të ndërmarrë hartimin e raporteve analitike dhe studimeve të specializuara për nevojat e MZHR-së. Këto produkte analitike do të shërbejnë për identifikimin e nevojave zhvillimore të ministrisë dhe për mbështetjen e politikave të synuara për zhvillimin rajonal.

Ky takim reflektim-vullneti të përbashkët për të avancuar bashkëpunimin, duke krijuar platforma konkrete dhe të qëndrueshme për inovacion, zhvillim ekonomik dhe përfshirje të komunitetit akademik në proceset strategjike të vendit. /UHZ

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit