BallinaArsimiUEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane - ChallengeEU

UEJL forcon rolin në Aleancën Evropiane – ChallengeEU

-

Në mbledhjen e radhës të Bordit Strategjik të Aleancës Evropiane të Universiteteve, në kuadër të projektit ChallengeEU, të mbajtur në Universitetin e Shkencave Natyrore dhe Teknologjive të Letonisë (LBTU), u nënshkrua Marrëveshja për pranimin e Universitetit të Zaporizhias, Ukrainë, si anëtar asociativ i Aleancës.

Zgjerimi i Aleancës krijon mundësi të reja për bashkëpunime shumëpalëshe dhe dypalëshe ndërmjet universiteteve anëtare.

Në takim u analizua edhe Raporti i Progresit për 18 muajt e parë të projektit. UEJL u vlerësua ndër 2–3 anëtarët me performancën dhe përmbushjen më të mirë të objektivave deri më tani.

Në kuadër të projektit, UEJL është bartës dhe përgjegjës për Pakon e Punës 2 (WP2), e cila fokusohet në zhvillimin e digjitalizimit në nëntë universitetet evropiane të Aleancës, njofton UEJL, përcjell helveticALforum.ch.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

FSK nderohet në Londër pas triumfit në Cambrian Patrol 2026

0
Londër – Ekipi i Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), fitues i medaljes së artë në garën ndërkombëtare Cambrian Patrol 2026, siç mëson helveticALforum.ch është pritur...