0.7 C
Zurich
Tuesday, November 18, 2025
spot_img
spot_img

Bedri Hamza Zgjidhet Kryetar i Ri i PDK-së, Premton Bashkim dhe Vizioni për të Ardhmen e Kosovës

Duhet ti lexosh

Partia Demokratike e Kosovës ka mbajtur Konventën e 12-të zgjedhore, në të cilën Bedri Hamza është zgjedhur kryetari i ri i PDK-së, pas dorëheqjes së Memli Krasniqit.

Hamza, në fjalimin e tij të parë si kryetar, falënderoi delegatët dhe anëtarësinë për besimin dhe mbështetjen, duke theksuar se do t’i prijë partisë me përkushtim, përgjegjësi dhe vizion të qartë.

“Sot më dhatë një përgjegjësi të madhe, një nder të jashtëzakonshëm dhe një detyrë që e pranoj me nder dhe përkushtim të plotë. Falë punës, sakrificës dhe besimit tuaj, PDK-ja vazhdon të jetë shtëpia jonë e përbashkët”, u shpreh Hamza.

Ai tha se Kosova tani ka nevojë për një PDK të bashkuar, të hapur dhe të afërt me qytetarët.

“Do ta hapim partinë për secilin qytetar që dëshiron të kontribuojë. Do t’i forcojmë strukturat tona, do të përfshijmë më shumë të rinj dhe do të ndërtojmë frymën e bashkëpunimit dhe përgjegjësisë që i duhet Kosovës. Ne do të ecim vetëm përpara, me guxim dhe vendosmëri”, tha kryetari i sapozgjedhur.

Hamza u zotua se do t’i japë partisë “gjithçka që mundet”, duke falënderuar anëtarësinë për angazhimin dhe besimin.

“Vazhdojmë së bashku, pa u ndalur, drejt fitoreve të reja. Faleminderit delegatë. Faleminderit PDK”, përfundoi ai.

Bedri Hamza zgjidhet kryetar i PDK-së

(E plotësuar)Sot, në konventën e 12 të Partisë Demokratike të Kosovës Bedri Hamza u zgjodh kryetar i kësaj partie.

Në këtë tubim, delegatëve të PDK-së iu drejtua Enver Hoxhaj, anëtar i kryesisë së PDK-së, si dhe deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e kësaj partie, i cili bëri të ditur se po tërhiqet nga gara për t’u zgjedhur kryetar i partisë.

“Konventa e PDK-së ka qenë çdo herë një ngjarje e madhe për Kosovën ku janë zgjedhur personalitete, figura historike si Hashim Thaçi e Kadri Veseli … e cila e ka vulosur të kaluarën tonë të lavdishme të UÇK-së në luftën tonë për liri, por i ka dhënë drejtim vendit dhe pavarësisë edhe shtet-drejtimit të Kosovës”, tha Hoxhaj.

Në udhëheqjen e konventës së kësaj partie nga Vlora Çitaku, u vendos që për kryetar partie të votohet me aklamacion.

Me shumicë votash për kryetar të PDK-së u zgjodh Bedri Hamza.

Me zgjedhjen e kryetarit të partisë, PDK shpalli të mbyllur konventën.

Hamza nderon Thaçin e të tjerët: Me vizion e sakrificë e bënë Kosovën shtet

Në Konventën e 12-të të Partisë Demokratike të Kosovës, kandidati për kryetar, Bedri Hamza, ka vënë në qendër të fjalimit të tij figurat historike të PDK-së: Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe Jakup Krasniqin. Ai tha se kontributi i tyre ishte vendimtar për shtetësinë e Kosovës.

“Le t’i nderojmë liderët tanë historikë, të cilët me vizion, guxim e sakrificë e bënë Kosovën shtet të pavarur e sovran”, deklaroi Hamza, duke theksuar rolin e tyre në periudhat më të rëndësishme të historisë së vendit.

Ai përmendi Hashim Thaçin si nënshkrues të marrëveshjes së Rambujesë, shpallës të pavarësisë dhe udhëheqës që “e afirmoi Kosovën ndërkombëtarisht”. Kadri Veselin e cilësoi “heroin e heshtur” dhe liderin që modernizoi PDK-në, ndërsa për Jakup Krasniqin tha se ishte “zëri i pathyeshëm i UÇK-së dhe i shtetit”.

“Sakrifica e tyre dhe e shumë të tjerëve është themeli mbi të cilin ne qëndrojmë sot”, u shpreh Hamza përballë delegatëve të Konventës.

Ai gjithashtu falënderoi ish-kryetarët e partisë, Enver Hoxhajn dhe Memli Krasniqin, për punën e tyre në udhëheqjen e PDK-së.

“Faleminderit Enverit dhe Memlit për punën e tyre të pandalshme dhe me shumë përkushtim për partinë”, tha Hamza, transmeton rtk.

- Reklama -spot_img

Më shumë artikuj

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Artikujt e fundit