Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Editorial

Kontrasti që po “shqetëson” Ballkanin dhe Evropën; Serbia sfidon Amerikën kurse Kosova e adhuron!

by administrator
15:44 23/09/25
in Editorial
Kontrasti që po “shqetëson” Ballkanin dhe Evropën; Serbia sfidon Amerikën kurse Kosova e adhuron!
0
SHARES
3
VIEWS
Share on Facebook
Nga Prof.dr. Fadil MALOKU, Prishtinë

I.

Antiamerikanizmi në thelb nënkupton një pozicionim ideologjik, shpesh të shoqëruar me mosbesim, rezistencë ose edhe armiqësi ndaj idesë, politikës, kulturës dhe ndikimit amerikan. Në diskursin global, ky nocion shpesh lidhet me kundërshtimin e asaj që njihet si “ëndrra amerikane” (American Dream) (Hollander, 1992). Ky këndvështrim, në thelb paragjykues ndaj Amerikës dhe politikës së saj të jashtme, éshtë ndërtuar dhe kultivuar në disa periudha të rëndësishme historike.

Fillet e para u krijuan pas Luftës së Dytë Botërore, kur boshti i “së keqes” (Gjermania, Japonia dhe Italia) kapitulloi para Amerikës dhe aleatëve të saj. Më pas, ai u shfaq fuqishëm gjatë Luftës së Ftohtë, sidomos pas ndërhyrjes amerikane në Vietnam, e më vonë pas rënies së Murit të Berlinit (1989) dhe shpërbërjes së BRSS-së dhe sidomos bombardimeve mdaj Serbisé në po këte kohë. Që ndërlidhet me marrjen edhe të asaj pak autonomie që e gëzonte Kosova, në kuadër të ish federatës famëkeqe jugosllave.
II.
Antiamerikanizmi u përforcua dukshëm edhe pas ndërhyrjes së NATO-s në ish-Jugosllavi, si dhe me ndërhyrjet amerikane në Irak, Afganistan e së fundmi në Siri, e në mënyrë indirekte u implikua edhe në Ukrainë, Iran e gjetiu. Në këtë kuptim, antiamerikanistët që shpesh identifikohen si antiglobalistë janë protagonistë të një lëvizjeje sociopolitike të lindur në vitet ’90. Kjo lëvizje, në thelb, kundërshton çdo formë dhe përmbajtje të procesit të globalizimit. Për dallim nga antiglobalistët, alterglobalistët nuk e mohojnë globalizimin, por synojnë një version tjetër të tij, më të butë dhe më human, që do të reduktonte pabarazitë socio-ekonomike midis shtresave dhe klasave në shoqëritë bashkëkohore. Kurse antiglobalistëve modernë shpesh u vishet “këmisha” e anarkistëve dhe ekstremistëve të majtë, pasi ata kundërshtojnë rendin që prodhon neoliberalizmi. Në sytë e tyre, ky sistem shihet si i huaj, i padrejtë dhe prodhues i pabarazisë, papunisë dhe varfërisë sociale.
III.
Ndërkohë, alterglobalizmi si lëvizje civile e viteve ’80, lindi nga reagimet ndaj borxheve të rënda, liberalizimit të tregjeve dhe programeve të axhustimit strukturor të FMN-së. Kjo lëvizje, që u përhap si në Evropë ashtu edhe në SHBA, ngriti si shqetësim kryesor papunësinë e lartë, kushtet e vështira të punës dhe dobësimin e mbrojtjes sociale të punëtorëve. Termi alterglobalizëm u fut më vonë në diskursin politik e sociologjik, duke e ofruar veten si një alternativë më humane ndaj “pandemisë” së globalizimit.
IV.
Nëse bëjmë një “intervenim kirurgjik” në natyrën e alterglobalizmit, kuptojmë se ky grupim, në brendësinë e vetë sociopolitike, në vija të trasha aludon shumë më tepër në statuset sociale të shtresave të ndryshme. Këtu përfshihen: fshatarësia moderne dhe postmoderne, punëtorët e varfër e të margjinalizuar, borgjezia e vogël në vendet në tranzicion, punëtorët me paga të ulëta në vendet perëndimore, sindikatat, komunitetet e konsumatorëve, pedagogë me paga minimale, lëvizje ekologjiste dhe antimilitariste, si dhe grupe të ndryshme ideologjike që variojnë nga feministët e antifeministët deri tek fraksionet komuniste, marksiste, nacionaliste, socialiste e neosocialiste.
V.
Si mund të shpjegohet antiamerikanizmi dhe konteksti kosovar? Fillimisht duhet konstatuar se në hapësirën shqiptare, e sidomos në sferat politike (si sjellje), ato ekonomike (si veprime konkrete) dhe, sidomos, ato kulturore (si vlera dhe norma sociale), antiamerikanizmi pothuajse nuk ka gjetur fare terren të gjerë shoqëror. Kjo lidhet me ca aegumente sociologjike; aegumenti i parë është i natyrës historike dhe ka të bëjë me faktin se SHBA-të janë perceptuar e projektuar si aleati kryesor politik dhe ushtarak i shqiptarëve, duke filluar nga ndërhyrja e NATO-s më 1999 e deri te mbështetja për shtetndërtimin e Kosovës pas shpalljes së pavarësisë më 2008. Argumenti i dytë, që ndërlidhet me shkaqet e mungesës së ndonjë diskursi publik mbi antiamerikanizmi, ka të bëjë faktin se për shumicën e shqiptarëve, Amerika përveç prceptimit po edhe bindjes se është një fuqi reale globale është edhe një garant ekzistencial i sigurisë, stabilitetit dhe vetë mbijetesës kombëtare shqiptare në Ballkan.

Megjithatë, në diskursin publik e besa edhe politik shqiptar, mund të hetohen aty kétu doza të antiamerikanizmit, të cilat shfaqen më së shumti në formën e kritikave ndaj neoliberalizmit, papunisë së lartë, varfërisë sociale dhe korrupsionit që shoqëron tranzicionin politik. Këtu duhet kuptuar se këto kritika nuk i adresohen drejtpërdrejt kundër Amerikës, por shpesh lidhen me pakënaqësinë ndaj institucioneve ndërkombëtare financiare (FMN, Banka Botërore, BE) dhe mekanizmave tjerë transnacional ku Amerika e ushtron ndikimin e vetë pa pardon. Ky ndikim shihet qarte sidomos te politikat që manifestohen në tematikat e “rregullimit strukturor” të arkitekturave shtetërore, në vendet në transicion, sikurse jemi ne.p.sh.
VI.
Nga ana tjetër, alterglobalizmi në shoqërinë kosovare shfaqet kryesisht përmes lëvizjeve qytetare, organizatave joqeveritare dhe rrjeteve të aktivistëve që kritikojnë modelin e zhvillimit neoliberal. Këto lëvizje kanë synuar të mbrojnë interesat e punëtorëve, të promovojnë barazinë sociale, të forcojnë lëvizjet ekologjike dhe të luftojnë klientelizmin e oligarkive të reja të tranzicionit. Në këtë kuptim, alterglobalizmi në Kosovë ka marrë një ngjyrim specifik lokal: lidhet më shumë me luftën kundër pabarazive të brendshme sesa me një kundërshtim total ndaj globalizimit (alias amerikanizmit). Pra, në nivelin global, antiamerikanizmi shpesh ushqehet dhe “nominohet” nga ndërhyrjet ushtarake të SHBA-ve dhe nga eksporti i kulturës së tyre, por në Kosovë ndodh e kundërta: Amerika, këtu perceptohet praktikisht me benefite “alarmuese” si garant i lirisë dhe pavarësisë, ndërsa kritikat drejtohen më shumë ndaj padrejtësive që prodhon globalizimi neoliberal, të cilin ardhja e Donald Trump e tronditi me themele.

VII.
Kjo bën që, në rrafshin sociologjik, shoqëria kosovare të mos prodhojë një qëndrim të hapur as ndaj kulturës, vlerave dhe normave e standardeve sociale antiamerikane, por, vetëm një diskurs të lehtësuar alterglobalist, ku “pëshpëritet” heshtazi një lloj globalizimi më i drejtë dhe më human që të shumtën e rasteve edhe keqkuptohet në publikun e gjerë dhe në mediet sociale…Temë kjo, që kërkon një elaborim më të detajuar dhe më multidisciplinar…

Anipse ngritja në pushtet e Donald Trumpit shkundi
themelet e globalizmit, shqiptarët, pa hamendje dhe pa ngurrim, vazhdojnë ta adhurojnë Amerikën pa u ndalur! Përse?
Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh