BallinaFoto LajmOficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën

Oficeri i FSK-së diplomon në ShBA, arritje historike për Kosovën

-

Nëntoger Enis Cikaqi ka diplomuar me sukses në kursin prestigjioz “Air Defense Artillery Basic Officer Leader Course (ADA BOLC)” në Fort Sill, Oklahoma, duke u bërë oficeri i parë nga Kosova që përfundon këtë program të specializuar në mbrojtjen ajrore.

Ky sukses shënon një hap të rëndësishëm në rritjen e kapaciteteve profesionale të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK), duke dëshmuar përkushtimin dhe nivelin e lartë të përfaqësimit të vendit në programe ndërkombëtare të trajnimit ushtarak.

Në reagimin e tij, ministri në detyrë i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, e vlerësoi këtë arritje si dëshmi të profesionalizmit të oficerëve të Kosovës.

“Pjesëmarrja dhe suksesi i tyre në këto kurse të specializuara jo vetëm që forcon aftësitë individuale, por gjithashtu sjell përvojë të vlefshme për zhvillimin dhe ngritjen e kapaciteteve të Forcës së Sigurisë së Kosovës. FSK mbetet e përkushtuar në përkrahjen e oficerëve tanë në zhvillimin profesional dhe avancimin e standardeve të mbrojtjes dhe sigurisë së vendit”./BS

Loading posts…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu

- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Ambasadori Ylber Sela pret në Berlin drejtorin e Fondit për Sigurimin...

0
Takimi u fokusua në forcimin e diplomacisë ekonomike, shkëmbimin e përvojave me institucionet financiare gjermane dhe rritjen e qëndrueshmërisë së sistemit të sigurimit të...