Rita Ora shkëlqeu në tapetin e kuq të edicionit të 77-të të “Emmy Awards 2025”, duke u kthyer në një nga yjet më të komentuar të mbrëmjes.
Këngëtarja me origjinë shqiptare surprizoi publikun me një transformim total në pamje, duke u shfaqur bjonde platin me balluke të shkurtra e të shkujdesura.
Pamja e re u shoqërua me një fustan luksoz Miu Miu ngjyrë të verdhë të hapur, të zbukuruar me detaje të bardha dhe një çarje të thellë, i kombinuar me sandale me rripa argjendi dhe një çantë të artë Miu Wander.
Kjo nuk është hera e parë që Rita Ora befasoi me ndryshimet e saj të guximshme në stil. Ajo më parë ka eksperimentuar me prerje ‘pixie-mullet’ në “Fashion Awards 2024” dhe me flokë të zinj e balluke ultra të shkurtra në fillim të vitit.
Krahas saj, bashkëshorti Taika Waititi, i nominuar këtë vit për serialin “Reservation Dogs”, u shfaq me një smoking elegant të bardhë me detaje sateni dhe syze me xhama të errët, duke përforcuar imazhin e çiftit si një nga më stilistët e skenës ndërkombëtare./ E.K