BallinaAtdheuKonjufca kërkon përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin VIII

Konjufca kërkon përfshirjen e plotë të Kosovës në Korridorin VIII

-

Sofje – Zëvendëskryeministri dhe ministri i Punëve të Jashtme i Kosovës, Glauk Konjufca, ka kërkuar përfshirjen e plotë të Kosovës në rrjetin e Korridorit VIII, duke e cilësuar ndërlidhjen rajonale si një element me rëndësi për zhvillimin ekonomik, sigurinë dhe stabilitetin e Ballkanit Perëndimor. Konjufca i bëri këto deklarata në Konferencën Ndërkombëtare për Korridorin VIII, e cila po mbahet në Sofje me organizim të ministres së Jashtme të Bullgarisë. Gjatë fjalës së tij, kreu i diplomacisë kosovare theksoi se ndërlidhja infrastrukturore e vendeve të rajonit nuk duhet të shihet vetëm nga këndvështrimi ekonomik, por edhe si një shtyllë strategjike për sigurinë dhe qëndrueshmërinë evropiane. Në këtë kontekst, Konjufca përmendi investimet në Linjën Hekurudhore 10 dhe projektin për hekurudhën Prishtinë–Durrës, të cilat, sipas tij, do të ndihmojnë në forcimin e lidhjeve rajonale dhe diversifikimin e rrugëve të transportit. Sipas ministrit, zhvillimi i infrastrukturës së transportit dhe lidhja më e mirë e vendeve të Ballkanit Perëndimor do të kontribuojnë gjithashtu në forcimin e sigurisë euroatlantike në rajon.

Në konferencë, Konjufca ngriti edhe çështjen e bashkëpunimit energjetik, duke akuzuar Serbinë për pengim të vazhdueshëm të shkëmbimeve të energjisë elektrike me Kosovën, pavarësisht afatit të përcaktuar nga Komuniteti i Energjisë. Ai vlerësoi se një situatë e tillë cenon sigurinë energjetike të rajonit dhe kërkoi veprim më të vendosur nga institucionet evropiane për zbatimin e detyrimeve ekzistuese.

“Korridori VIII duhet të bëhet më shumë se një vijë në hartë. Një Ballkan Perëndimor i qëndrueshëm dhe i ndërlidhur kërkon bashkëpunim të papenguar dhe përfshirjen e plotë të Kosovës”, ka shkruar Konjufca në rrjetin social X. Konferenca në Sofje synon të trajtojë perspektivat e zhvillimit të Korridorit VIII dhe rëndësinë e ndërlidhjes infrastrukturore, energjetike dhe ekonomike në Evropën Juglindore. Për Kosovën, përfshirja në projektet e ndërlidhjes rajonale shihet si një mundësi për forcimin e lidhjeve me vendet fqinje, lehtësimin e qarkullimit të mallrave dhe njerëzve, si dhe rritjen e bashkëpunimit ekonomik e strategjik me partnerët evropianë, transmeton rtk.

Loading posts…
- Reklama -spot_img

Duhet ti lexosh

Nga Universiteti i Prishtinës te Universiteti Teknik i Mynihut: Rrugëtimi i...

0
Prishtinë – Nga auditorët e Universitetit të Prishtinës deri te një prej universiteteve më të njohura të Evropës, rrugëtimi akademik i doktorit Granit Thaqi është...