Email: info@helveticalforum.ch
  • Deutsch
  • English
Advertisement
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
No Result
View All Result
Description of image
Home Biznesi

Shuhen rreth 700 biznese – ja faktorët që çuan drejt falimentimit

by administrator
16:20 31/08/25
in Biznesi
Shuhen rreth 700 biznese – ja faktorët që çuan drejt falimentimit
0
SHARES
1
VIEWS
Share on Facebook

Rreth 700 biznese janë mbyllur në gjashtëmujorin e parë të këtij viti në Kosovë. Rritja e importit, shtrenjtimi i energjisë elektrike, mungesa e fuqisë punëtore, konkurrenca jo e drejtë dhe mungesa e një ligji për mbrojtjen e bizneseve, konsiderohen disa nga faktorët që ndikuan në mbylljen e qindra bizneseve, raporton KosovaPress. Ndonëse, ka edhe një numër të bizneseve të reja të regjistruara në këtë periudhë, vlerësohet se kjo shifër e shuarjes duhet të jetë sinjal alarmues për qeverinë dhe institucionet e vendit.

Me falimentimin e bizneseve, konsiderohet se po shuhen shumë vende të punës, çka rrjedhimisht ndikon në rritjen e shkallës së varfërisë në vend.

Drejtori ekzekutiv i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Kushtrim Ahmeti, thotë për KosovaPress se në vend të mbylljes, Kosova ka nevojë për hapjen e bizneseve të reja dhe fuqizimin e atyre ekzistuese, por përballja me sfida të shumta, siç potencon ai, po e vështirëson këtë proces.

Ahmeti thekson se kostoja e lartë e punës, inflacioni, varësia nga importi dhe rritja e çmimit të rrymës janë ndër faktorët kryesorë që po rrezikojnë qëndrueshmërinë e bizneseve.

Ai shtoi se konkurrenca e ashpër nga produktet e importuara, rritja e çmimeve dhe mungesa e një ligji që mbron bizneset vendore, po e bëjnë të vështirë mbijetesën e tyre.

Një tjetër problem serioz, sipas Ahmetit, përveç mungesës së punëtorëve, është edhe largimi i atyre me përvojë, gjë që po e dëmton rëndë tregun vendor.

Ahmeti: Çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë për cilëndo qeveri apo institucion duhet me qenë alarm

“Çdo mbyllje e bizneseve në Kosovë për cilëndo qeveri, institucion duhet me qenë alarm. Vetëm kjo shifër, pavarësisht se është më e vogël se në 2024-ën, prapë është shifër e madhe…Duke u parë zhvillimet që po ndodhin, kostoja e punës, inflacionet e ndryshme që po i merr Kosova vazhdimisht për shkak edhe të importimit të madh që ndodhë, zhvillimet e fundit me çështjen e energjisë…Të gjitha këto ndikojnë në rrezikimin e një numri të madh të bizneseve për të funksionuar…Është vazhdimisht në rritje varësia e tregut tonë nga importi dhe varet nga ato çmime që po vijnë.

Pastaj, e ka konkurrencën shumë të madhe nga produktet që vijnë nga importi dhe e ka të pamundur të mbijetojë me ato çmime që e kanë mbajtur deri sot tregun, për shkak se sot i vjen fatura 3 fish më shtrenjtë sesa që i ka ardhur para disa kohësh…Pjesa dërrmuese e bizneseve tona janë goditur jashtëzakonisht rëndë nga ikjet që ende vazhdojnë të vetë punëtorëve të tyre, që kanë pasur një përvojë të gjatë pune…Është një telash shumë i madh që Kosova ende nuk ka një ligj për mbrojtje të vetë bizneseve. Ka biznese që janë ngjitur njëri me tjetrin që janë të së njëjtës veprimtari. Bëhet një garë e ashpër”, thotë Ahmeti.

Nga Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë (MINT) thonë se në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë mbyllur 698 biznese. Ndërkaq, në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, numri i mbylljes së bizneseve ishte 833, ndonëse krahasuar me periudhën përkatëse të vitit të 2024, këtë vit ka një rënie të numrit të bizneseve që janë shuar.

“Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2025 janë shuar/mbyllur 698 biznese, për derisa, për të njëjtën periudhë kohore, në vitin 2024 janë shuar/mbyllur 833 biznese. Për periudhën kohore, Janar – Dhjetor 2024 janë shuar/mbyllur 1633 biznese”, thuhet në përgjigjen e MINT-it dërguar për KosovaPress.

Eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë se mbyllja e bizneseve viteve të fundit nuk po ndodh vetëm tek bizneset sezonale, siç ishte më parë, por sipas tij po prek edhe ndërmarrjet e mëdha me shumë punëtorë.

Siç thekson Qorrolli, shkaktarët kryesorë janë kostot e larta nga importi, shpenzimet institucionale dhe presionet nga borxhet publike.

Ai thotë se kostoja nga energjia elektrike dhe shërbimet e tjera që vijnë nga importi po e rëndojnë ndjeshëm situatën.

Edhe Qorrolli potencon se mungesa e fuqisë punëtore dhe pamundësia për të funksionuar me staf të reduktuar po e shtojnë pasigurinë, ndërsa kompanitë më të mëdha janë ato që po përballen me rrezikun më të madh të mbylljes.

Qorrolli: Faturat e energjisë elektrike po i japin shtysen kryesore bizneseve që të mbyllen

“Ajo që është fatkeqësi dhe që po vërehet edhe në të dhëna statistikore, që mbylljet e bizneseve më herët, kanë qenë mbylljet sezonale të bizneseve sezonale. Shembull, ato të artizanateve, autolarje apo biznese të vogla. Kurse, në periudhën e tri viteve (të fundit) numri i bizneseve që janë duke u mbyllur janë ato me numër të madh të punëtorëve, ku shkaktarët kryesorë janë kostot e larta që po vijnë nga importi, kostot e larta institucionale dhe presionet apo borxhet publike të cilat bizneset ende nuk kanë arritur atë edukim të lartë…E një dëm i madh që është duke iu bërë bizneseve janë kostot e paparashikueshme institucionale si rryma, uji dhe gjësende të tjera që vijnë nga importi. Ajo që po reflekton maksimalisht është edhe fuqia punëtore, ku bizneset nuk mund të punojnë minus 10 punëtorë apo strukturën organizative 10 punëtorë…Fuqia punëtore sot po e tregon veten dhe është duke i dhënë një pasiguri (bizneseve), por ato që janë më shumë në vështirësi janë korporatat e mëdha që realisht janë duke u mbyllur, ose janë afër mbylljes. Presioni energjetik apo faturat energjetike janë duke dhënë edhe hapin e fundit për mbylljen e tyre”, thotë Qorrolli.

Krahas përgjigjes për mbylljen e bizneseve, MINT-i thotë se nga janari deri në qershor të këtij viti janë hapur mbi 6 mijë e 600 biznese të reja. Shifër kjo më e lartë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

“Janar – qershor 2024 janë hapur gjithsej 6065 biznese të reja. Janar – qershor 2025 janë hapur gjithsej 6642 biznese të reja”, thuhet në përgjigjen e MINT-it.

Lidhur me profilizimin e bizneseve të reja, Kushtrim Ahmeti drejtor ekzekutiv në DHTIK thotë se pjesa dërrmuese e bizneseve të reja që janë hapur vitet e fundit janë shërbyese ose tregtare, por jo prodhuese.

Ai potencon se mungesa e gatishmërisë për të hapur biznese prodhuese po ndalon rritjen e prodhimit vendor, krijimin e vendeve të punës dhe fuqizimin ekonomik të vendit.

Ahmeti: Nuk ka gatishmëri për të hapur biznese prodhuese, të cilat sjellin edhe rritje të prodhimit vendor por edhe rritje të vendeve të punës

“Problemi tek ne në përgjithësi vitet e fundit, pjesa dërrmuese e bizneseve të reja që janë hapur janë shërbyese apo tregtare, por nuk janë biznese prodhuese. Ne qalojmë aty. Sepse tregtare e kanë shumë lehtë, e sjellin produktin e gatshëm dhe e shesin, shërbimet i kanë po ashtu të gatshëm…Problemi është që nuk ka gatishmëri për të hapur biznese që janë prodhuese, të cilat sjellin edhe rritje të prodhimit vendor të produkteve por edhe rritje të vendeve të punës dhe që i japin një fuqi të madhe ekonomike vendit tonë…”, thotë Ahmeti.

Ndërkaq, eksperti i ekonomisë, Adem Qorrolli, thotë bizneset e reja po hapen kryesisht me nga 5 deri në 10 punëtorë, e që sipas tij nuk ofrojnë siguri për zhvillim afatgjatë.

Sipas tij, kur këto biznese të përpiqen për zgjerim, ato po përballen me sfida të mëdha që mund t’i pengojë të mbijetojnë.

Qorrolli: Po mbyllen kompani me qindra punëtorë e po hapen ato me dhjetëra punëtorë

“Bizneset e ofertave apo shërbimeve, siç janë të kontabilitetit me marrëveshje të huaja dhe ato të sigurimeve të ndryshme, ku tashmë institucionet kanë rritur kërkesën për këto sigurime. Janë ato që po hapen dhe nuk ofrojnë siguri, sepse numri më i madh i tyre është deri në pesë punëtorë. Kjo është alarmante, sepse po mbyllen kompani me nga 200 deri 250 punëtorë, por po hapen ato me 5-10 punëtorë. Kjo nuk e përkufizon që tregtia apo industria është duke u zhvilluar në Kosovë, por jep një shenjë alarmante që tregu i Kosovës është një treg i mirë për bizneset e vogla. Por, kur mendon për zgjerimin e saj, atëherë do të përballesh me sfida të mëdha”, potencon Qorrolli.

KosovaPress ka pyetur MINT-in edhe për natyrën (profilin) e bizneseve që janë mbyllur dhe atyre që janë hapur, porse nuk ka marrë përgjigje.

Megjithatë në vitin 2024 janë mbyllur mbi 1 mijë e 600 biznese. Ndërkaq, në vitin 2023 kanë falimentuar afro 1 mijë e 500 biznese

Ndërsa, ditë më parë, ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati shkroi në Facebook se numri i bizneseve të reja ka shënuar edhe një rekord të ri në vitin e kaluar. Sipas Muratit, në vitin 2024 janë regjistruar 12,051 biznese të reja, që sipas tij përbën një rritje prej 5.6% krahasuar me vitin paraprak.

‘’Lajmi i mirë është se viti 2025 pritet ta tejkalojë vitin 2024 me rekord të ri. Deri në muajin qershor 2025 janë regjistruar 6,642 biznese, dhe me këtë ritëm shifra për tërë vitin pritet ta tejkalojë numrin 13 mijë për bizneset e reja të regjistruara’’, ka shkruar ai./BS

Swiss ALB Forum

Kontakt
Rreth Nesh

Përmbajtja e ueb-faqes dhe/apo platformave të tjera digjitale të Institutit Helvetik të Evropës Juglindore (helveticalforum.ch) mbrohet nga ligjet zvicerane dhe ndërkombëtare për të drejtën e autorit. Materialet dhe informacionet e natyrave të ndryshme nuk mund të shtypen apo kopjohen për qëllime përfitimi. Platforma, gjithashtu, nuk lejon përdorimin e përmbajtjes së saj në reklama, fushata e për qëllime të tjera komerciale. Kur të përdoret i plotë një shkrim nga platforma jonë , do të duhej që ta citoni drejt helveticalforum.ch. Nuk lejohet asesi që të ndryshohet, redaktohet për interesa të tjera, pra duhet të jetë origjinale. Kur të përdoren pjesë nga përmbajtja e një shkrimi, do të duhej përsëri të citohet burimi dhe përmbajtja të jetë origjinale. Kjo platformë mirëmbahet nga (Instituti Helvetik i Evropës Juglindore). Për informacione plotësuese, Ju lutemi kontaktoni në emailin e platformës info@helveticalforum.ch

  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm

Na ndiqni përmes rrjeteve sociale

Cookies

Cookies help us deliver the best experience on our website. By using our website, you agree to the use of cookies.

Functional Always active
The technical storage or access is strictly necessary for the legitimate purpose of enabling the use of a specific service explicitly requested by the subscriber or user, or for the sole purpose of carrying out the transmission of a communication over an electronic communications network.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistics
The technical storage or access that is used exclusively for statistical purposes. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
The technical storage or access is required to create user profiles to send advertising, or to track the user on a website or across several websites for similar marketing purposes.
Manage options Manage services Manage {vendor_count} vendors Read more about these purposes
View preferences
{title} {title} {title}
  • Instituti
  • Ballina
  • Editorial
  • Sondazh
  • Aktualiteti
  • Përditshmëria e Diasporës
  • Gruaja Shqiptare e Diasporës
  • Rinia Shqiptare e Diasporës
  • Arsimi
  • Kultura
  • Mosha e Tretë
  • Hulumtime Shkencore
  • Atdheu në objektiv
  • Krijimtari
  • Biznesi
  • Sporti
  • Shpallje
  • HSS Video▶️
  • Foto Lajm
  • Deutsch
  • English

Kontakt
Rreth Nesh